Partia Demokratike ka akuzuar sot kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj për mungesë të investimeve në rrjeti e furnizimit me ujë të pijshëm në kryeqytet. Përmes një deklarate për mediat, deputetja demokrate Albana Vokshi tha se ndonëse fatura e ujit është rritur, qytetarëve të Tiranës u mungon uji në rubineta.
Vokshi tha se këto investime mungojnë, “jo se nuk ka para ujësjellës”, por sipas saj, këto para Veliaj ua jep miqve të tij.
“Makinat janë blerë te miku i Ramës. Policia i mori makinat me qira tek Papuli”, tha deputetja demokrate Albana Vokshi.


