• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZAT E OPOZITËS/ Rama: A mund të fshihen VIKTIMAT si videot e 21 Janarit?
Home
Politikë

AKUZAT E OPOZITËS/ Rama: A mund të fshihen VIKTIMAT si videot e 21 Janarit?

21 November, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama në një dalje publike pas akuzave të kryedemokratit Basha se po fshihen numrat e viktimave nga covid-19, ka folur me tone të ashpra, duke akuzuar opozitën dhe presidentin se janë bërë palë dhe po përdorin virusin që të marrin pushtetin.

Sipas Ramës, opozita që bën këto akuza të pabaza dhe makabre, i ka në mend vetë dhe është e aftë t’i bëjë vetë, përderisa akuzon dhe shpif.

Kryeministri tha se viktimat e Covid-19 nuk janë as votat e PD që humbin rrugës nga një njësi votimi në tjetrën, dhe as serverat e kryeministrisë që u fshinë një ditë pas tragjedisë së 21 janarit.

Rama: Nuk kanë për t’ja arritur qëllimit me inskenime politike nga morgu i spitalit. Nuk është demokratike dhe njerëzore. Në këtë luftë mund të sfidohet qeveria dhe ekspertiza, por nuk mundet që deri të presidenti të krijojë komitet alternativ, dhe opozita gjithashtu, ku një komitet thotë qeveria të blejë maska për qytetarët, ndërsa komiteti tjetër thotë virusi nuk ekziston. Kjo nuk është demokratike dhe njerëzore. Ne nuk mund të jemi rasti unikal në Europë, ku qeveria lufton çdo orë e çast, dhe opozita bashkë me presidentin bëjnë aleancë me kovidin për të më rrëzuar mua nga pushteti, duke shpërndarë fotografi klandestine nga morgu. Kjo nuk është demokratike dhe as njerëzore. Në kulmin e kësaj lufte ku vala e dytë po sulmon botën, ata bëjnë lajme të rreme edhe për të vdekurit. Sot shëndetësia nëpër botë po goditet, këta dalin dhe thonë qeveria po fsheh numrin e të vdekurve. Po kapërcejnë çdo kufi të demokraciosë sepse janë të çartur për pushtet.

Sado i dobët qoftë lideri i opozitës, si mund të dalësh dhe të tmerrosh dhe të cënosh integritetin njerëzor të mjekëve që prej 9 muajsh kanë harraur fëmijët. Si mundet që të bien kaq poshtë. Si mund të flihet më gjumë kur nxjerr nga goja këtë makabritet. Si mundet ne të përdorim pushtetin për të manipuluar numrin e të vdekurve? Ky nuk është karakteri i këtij populli. Është manifestim ekstrem i karaktereve të dobëta, që gjithmonë në historinë tonë e kanë dëmtuar vendin. S’ka më turp se kaq. Në këtë pikë nuk është më dot e imagjinueshme, se ku mund të shkojë më paturpësia e këtyre. Vota janë ata që vdesin në spitale, vota të PD që humbin rrugëve? Kush janë mjekët? Anëtart e komiteteit të Nishanit, apo këshilltarët e presidentit që shpërndajnë nëpër botë si zogjtë e korbit lajme të rreme?

Viktimat e kovidit nuk mund të fshihen si serverat në kryeministri pas 21 janarit.

Ata janë në gjendje ta bëjnë vetë këtë për të cilën na akuzojnë. Këta ngrenë akuza që ngrenë dhe të vdekurit nga varri.

Prokuroria e di vetë detyrën e saj, nëse do të përfshihet në këtë lemeri politike, askush s’do e pengojë, por ky përshkallëzim i luftës së tyre për pushtet, është ku thërret qameti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ATP FINALS"/ Tenisti Dominic Thiem mposht Djokovic dhe siguron finalen e turneut londinez
Previous article TEMPERATURA TË ULËTA/ Ja çfarë parashikojnë meterologët për ditën e djelë

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil

TË TJERA DETAJE NGA NGJARJA NË KSAMIL/ 20-vjeçari u qëllua disa herë me thikë në shpinë e kraharor, zbardhet shkaku i konfliktit me kuksianin Aktualitet

TË TJERA DETAJE NGA NGJARJA NË KSAMIL/ 20-vjeçari u qëllua disa herë me thikë në shpinë e kraharor, zbardhet shkaku i konfliktit me kuksianin

DETAJET E REJA/ Vrau francezin në Ksamil, e shkuara e errët e autorit Sokrat Vatës, 5 vite burg në Britani për trafik droge Aktualitet

DETAJET E REJA/ Vrau francezin në Ksamil, e shkuara e errët e autorit Sokrat Vatës, 5 vite burg në Britani për trafik droge

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT