Në një kohë kur në vend vijojnë akuzat mes opozitës dhe qeverisë se kjo e fundit ka hequr nga skema e ndihmës ekonomike shumë familje në nevojë, vjen reagimi i Bankës Botërore.
Sipas BB-së projekti që është ndërmarrë nga qeveria po targeton më të varfrit në vendin tonë, ndërsa e vlerësoi këtë hap një nismë të kënaqshme.
“Projekti po targeton më të varfrit. Progresi i arritur është i kënaqshëm. Kontrolle për të shmangur abuzimet”, tha Banka Botërore.


