• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZAT E BERISHËS/ Reagon Ministria e Jashtme: Nuk ka pasur presion ndaj vëzhguesve të ODIHR-it, u kemi paraqitur disa sqarime
Home
Politikë

AKUZAT E BERISHËS/ Reagon Ministria e Jashtme: Nuk ka pasur presion ndaj vëzhguesve të ODIHR-it, u kemi paraqitur disa sqarime

4 August, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas pretendimeve të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, lidhur me një letër të dërguar nga ministri Igli Hasani institucioneve ndërkombëtare që ndoqën procesin zgjedhor të 11 majit 2025.

Në një deklaratë zyrtare, MEPJ sqaron se “nuk bëhet fjalë për ndërhyrje në punën e Misionit të vëzhguesve të ODIHR, dhe aq më pak për ushtrim presioni ndaj tyre.” Ministria thekson se është praktikë standarde në çdo proces zgjedhor që autoritetet shtetërore të shtetit pritës të përcjellin sqarime dhe kontekst shtesë mbi gjetjet e raportit paraprak të vëzhguesve.

“Sqarimet janë dërguar për t’u konsideruar në përpilimin e raportit përfundimtar, bazuar në fakte dhe prova. Marrja në konsideratë e tyre është në diskrecion të plotë të Misionit të ODIHR-it,” thuhet në reagim.

Ministria gjithashtu kujton se edhe vetë ODIHR ka deklaruar më herët se nuk është ndjerë nën presion dhe se nuk ka patur përpjekje për të ndikuar punën e tyre.

Në përfundim, MEPJ thekson angazhimin e saj për të respektuar në çdo kohë pavarësinë dhe integritetin e mekanizmave ndërkombëtarë të vëzhgimit zgjedhor dhe mandatin që iu është dhënë nga ODIHR.

Reagimi vjen pas publikimit të një letre nga Berisha, që sipas tij, përbën “presion të drejtpërdrejtë” ndaj vëzhguesve për të ndryshuar përmbajtjen e raportit të zgjedhjeve të 11 majit.Në lidhje me pretendimet e sotme të Kryetarit të Partisë Demokratike mbi letrën e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme drejtuar institucioneve ndërkombëtare të përfshira në vëzhgimin e zgjedhjeve të 11 Majit 2025 në Shqipëri, sqarojmë se:

Siç është e qartë dhe në letrën e përmendur, nuk bëhet fjalë për ndërhyrje në punën e Misionit të vëzhguesve të ODIHR, dhe aq më pak presion ndaj tyre.

Është në praktikën normale të çdo procesi zgjedhor, që autoritetet e shtetit pritës të përcjellin pranë Misionit vëzhgues saktësime teknike dhe kontekst lidhur me gjetjet e raportit paraprak, për të cilat vlerësohet se janë të nevojshme për t’u konsideruar në një raport përfundimtar të bazuar në fakte dhe prova.

Edhe në rastin në fjalë, janë paraqitur sqarime që janë vlerësuar se mund të merren parasysh nga raportuesit gjatë hartimit të Raportit përfundimtar. Sigurisht, marrja në konsideratë apo jo e sqarimeve, është ne diskrecionin e plotë të Misionit vëzhgues.

Kujtojmë se edhe vetë ODIHR ka reaguar më parë që nuk ka pasur një presion të tillë.

MEPJ mbetet gjithmonë e angazhuar për të respektuar pavarësinë dhe integritetin e çdo mekanizmi vëzhgues në përputhje me mandatin që i është ngarkuar nga ODIHR.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUHIA FLORIS GODET BRITANINË E MADHE/ Dëmtime hekurudhore dhe rrugore nga erërat e forta
Previous article E PËSOJNË KEQ/ Çifti shqiptar drejtonte rrjetin e kokainës në Itali, në pranga 32-vjeçari, nën akuzë 24-vjeçarja

s.autor

Postime të ngjashme

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online Politikë

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online

"PLAS" SHERRI BRENDA KAFAZIT TË XHAMIT NË GJKKO/ Të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin, ndërpriten të gjitha seancat Aktualitet

"PLAS" SHERRI BRENDA KAFAZIT TË XHAMIT NË GJKKO/ Të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin, ndërpriten të gjitha seancat

18 GËZHOJA NË VENDIN E NGJARJES/ Zbardhen detaje nga të shtënat në Mirditë, 45-vjeçari që u gjet i vdekur në makinë dyshohet si autor i vrasjes së Anton Kelit Aktualitet

18 GËZHOJA NË VENDIN E NGJARJES/ Zbardhen detaje nga të shtënat në Mirditë, 45-vjeçari që u gjet i vdekur në makinë dyshohet si autor i vrasjes së Anton Kelit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT