• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZA TË FORTA BASHËS/ Jozefina Topalli: Kur ne bënim opozitë ai shtonte VILAT dhe darkonte me oligarkët, kunati i tij…
Home
Politikë

AKUZA TË FORTA BASHËS/ Jozefina Topalli: Kur ne bënim opozitë ai shtonte VILAT dhe darkonte me oligarkët, kunati i tij…

13 February, 2021 F.autor Politikë

Kryetarja e partisë Lëvizja për Ndryshim Jozefina Topalli ka hedhur akuza të forta ndaj kryedemokratit Lulzim Basha për kohën kur PD bënte opozitë në parlament.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo shkruan se kur PD shqetësohej për Reformën në Arsim apo në Drejtësi, Lulzim Basha mendonte vetëm të shtonte vilat dhe të darkonte me oligarkët, ndërsa kunati i tij shtonte bizneset dhe të ardhurat e tyre.

Ajo nuk i ka kursyer akuzat edhe ndaj kryeministrit Rama apo presidentit Meta, ndërsa kërkon që qytetarët të votojnë partinë e saj për të larguar nga skena politike 3 shkaktarët kryesorë sipas saj për gjendjen në të cilën ndodhet vendi.

Postimi i plotë:

Krijimi i vendeve te punes dhe lufta kunder korrupsionit jane sfidat kryesore per te nxjerre vendin nga kriza.

Keto dy objektiva emergjente per vendin behen te mundur nga udheheqes te pa korruptuar.

Ka vetem nje rruge per te nisur rrugen e shpreses per ndryshim- largimi i politikaneve te korruptuar.

Eshte kohe per te rrezuar me vote ata qe per interesa pushteti apo me keq per interesa te ngushta familjare ose kane menaxhuar keq  pasurite e vendit ose kane komprometuar misionin e opozites.

Si ne rastin e pare ashtu dhe ne rastin e dyte, demi qe i eshte shkaktuar vendit eshte shume i rende.

Qeverisja aktuale jo vetem ka deshtuar ne mbajtjen e premtimeve por ka polarizuar shoqerine duke krijuar nje hendek te rrezikshem mes nje grupi te vogel qe zoterojne shume pasuri dhe shumices qe nuk ia dalin per te kaluar muajin.

Mungesa e sigurise per jeten e punen ka krijuar nje ndjesi te forte stresi e deshperimi, nderkohe qe eshte e pakuptimte te flasesh per meritokraci sepse cdo gje funksionon me lidhje partie e pushteti.

Ky realitet nuk ka lidhje  as me shtetin ligjor, as me drejtesine sociale.

Nese ndjek jeten politike te fqinjeve tone ( psh ne Itali) ata ne kohe krizash dijne te dalin nga politika e stauquose.

Ndryshe nga ne ata nuk shohin zgjidhje vetem mes dy paleve.

Edhe ne Shqiperi ka ardhur koha per ndryshim.

Nuk eshte zgjidhje as Edi Rama as pala tjeter me Lulzim Bashen e Ilir Meten.

Pas 3 dekadash nuk mund te riciklosh te njejtet emra qe kane pasur cdo pozicion qeveritar ne jeten e tyre dhe kane deshtuar per te bere nje Shqiperi me te mire.

Nje mendje racionale kerkon te largoje nga skena politike 3 emrat e korruptuar te paleve.

Ata kishin mundesi te benin ndryshimin dhe deshtuan.

Tani nuk ka me kohe per te humbur.

Politika nuk mund te reduktohet ne 3 emrat e kryetareve te partive.

Ata qe jane te pakenaqur nga Edi Rama nga Ilir Meta dhe nga Lulzim Basha kane mundesi te votojne kundra tyre ne nje vote te gjere proteste.

Ata kane mundesi te votojne Levizjen per Ndryshim qe eshte kunda Edi Rames , kundra Ilir Metes dhe kundra Lulzim Bashes.

Dhe nje gje te vogel ne fund..

Propoganda e lulzim Bashes perpiqet te hedh balte mbi kete Levizje ku jane perfshire te rinj e te reja te shkelqyer , burra e gra intelektual te nderuar duke shpifur se ne sulmojme me shume Lb se ER.

Kjo eshte genjeshtra  me e pabesueshme qe mund te kaloje neper mend.

Te numerosh sot deshtimin e Qeverise eshte gjeja me e pergjithshme, qe cdo qytetar e ben kudo ku eshte.

Sepse realiteti flet me shume se cdo fjale e vonuar qe dikush mund te thote.

Nderkohe qe une kam qene e pakenaqur nga Lb sepse ai nuk bente opoziten e duhur kundra Rames, qe ne 2013 kur bashke me kolege benin betejat e dekriminalizimit ne parlament;

Kur benim betejen per reformen e

Arsimit ne Parlament; kur kerkonim nje reforme reale ne drejtesi ; kur kerkonim beteje per reformen electorale dhe ai nuk vinte ujin ne zjarr; kur luftonim kundra trafikur te droges dhe trafikanteve te rrezikshem; kur ngriheshim kundra korrupsionit te pa limit.

Kur ne benim  keto beteja Lb merrej me katin shtese ne pallatin e tij;

Kur ne kerkonim nje opozite te forte ai  darkonte me oligarket; kur ne kerkonim ndryshim ai shtonte vilat e tij; kur ne shqetesoheshim per krizen e  bizneseve , per taxat e pa drejta dhe per gjobat e banditeve kunati shumefishonte numrin e bizneseve dhe te ardhurat prej tyre.

Kjo eshte e verteta. Nderkohe qe betejen kundra Rames e keni te rregjistruar ne cdo seance plenare me ze e me figure.

Dhe nderkohe qe ne besonim ne misionin e shenjte te opozitarizmit , ER dhe Lb merreshin aq mire veshte me njeri tjetrin per pazare personale.

Keta jane fakte. Dhe ne keta kushte rendesi ka e verteta.

Nese dikend e nervozon  e verteta ky nuk eshte problemi yne . Ky eshte problemi i atyre qe jetojne genjeshtrat e tyre.

Ndaj ne jemi kundra 3 kryetareve te korruptuar, qe kane marre peng vendin dhe mendojne sa kane ne dore jeten e frymen e njerezve te thjeshte.

Ne duam te zevendesojme politiken cinike te 3 kryetareve te korruptuar me politiken e shpreses!

E verteta eshte liria ime.

Ka qene perhere, dhe ate nuk mund t’a shtremberoje  as Edi dhe as  Lulzim Basha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TRISHTË/ COVID-19 i merr jetën farmacistes në Lushnje (EMRI)
Previous article BLEDI LUMANI/ Entuziasmi qesharak dhe i pakuptimtë në Tiranë, për fitoren e Albin Kurtit

F.autor

Postime të ngjashme

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij Politikë

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij

"LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’ Breaking News

"LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë Breaking News

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT