• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZA PËR TRADHTI/ Ukraina sekuestron prona të ish-presidentit Poroshenko
Home
Nderkombetare

AKUZA PËR TRADHTI/ Ukraina sekuestron prona të ish-presidentit Poroshenko

6 January, 2022 F.autor Botë, Nderkombetare

Ukraina ka sekuestruar prona të ish-presidentit Poroshenko. Një gjykatë në Ukrainë ka ngrirë pronat e ish-presidentit, Petro Poroshenko, si pjesë e hetimeve që autoritetet kanë nisur kundër atij, lidhur me akuzat për tradhti të lartë. Poroshenko mohon këto akuza. “Gjykata ka vendosur që të sekuestrojë pronën e dyshuar, që i takon atij”, tha Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm përmes një deklarate të lëshuar më 6 janar.

Byroja Shtetërore për Hetime tha muajin e kaluar se ndaj Poroshenkos kanë nisur hetime zyrtare për tradhti të lartë, duke e akuzuar atë për “lehtësim të aktiviteteve” për separatistët që luftojnë me forcat qeveritare në konfliktin në lindje të Ukrainës, që shpërtheu më 2014, e që deri më tani ka marrë jetën e mbi 13,200 qytetarëve.

Gjatë presidencës së tij, Poroshenko dyshohet se ka ndihmuar separatistët që t’i shesin qymyr Kievit në vlerë prej 54 milionë dollarësh, në periudhën 2014-2015, u tha në deklaratë.

Poroshenko ka mohuar këto pretendime dhe ka akuzuar autoritetet ukrainase për kalimin e “vijave të kuqe” me ngritjen e akuzave ndaj tij për tradhti të lartë. Muajin e kaluar, prokurorët kërkuan nga gjykata ukrainase që ta arrestojnë Poroshenkon dhe të vendosin vlerën prej 37 milionë dollarësh për lirim me kusht. Poroshenko, që prej dhjetorit të vitit të kaluar, gjendet jashtë Ukrainës dhe ende nuk ka komentuar për vendimin e sotëm.

Ai tashmë është ligjvënës dhe lider i opozitës. Nëse gjendet fajtor për akuzat, ai mund të dënohet deri me 15 vjet burgim. Poroshenko ka thënë se planifikon që të kthehet në Ukrainë më 17 janar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MILAN-ROMA/ Pas një asist nga Pellegrini, Abraham ndëshkon "Kuqezinjtë" (VIDEO)
Previous article MILAN-ROMA/ Tensione në fushë, përplasje mes dy skuadrave në fundin e pjesës së parë (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT