Në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Krimit të Organizuar po zhvillohet seanca për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor ish-ministrin e Brendshëm, vetëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe e dënoi me 3 vite shërbim prove, por avokatët e tij e apeluan dhe tashmë çështja po shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme të Apelit.
Në apel ushtruan ankimim si ish-ministri i Brendshëm që kërkon pafajësi ashtu edhe prokuroria e cila kërkon dënimin e tij me burg. Ish-Prokuroria e Krimeve kërkoi 8 vite burg për Tahirin, ndërsa gjykata e dënoi atë me 3 vite burg me shërbim prove.
Tre gjyqtarët e dosjes së Saimir Tahirit në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar janë Albana Boksi kryesuese dhe Nertina Kosova me Nure Drenin anëtarë.


