• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZA PËR NDËRHYRJE NË ZGJEDHJE/ Ja kërkesa e prokurorëve për gjyqin ndaj ish-presidentit Trump
Home
Botë

AKUZA PËR NDËRHYRJE NË ZGJEDHJE/ Ja kërkesa e prokurorëve për gjyqin ndaj ish-presidentit Trump

11 August, 2023 s.autor Botë

Ekipi i prokurorit të posaçëm Jack Smith i ka kërkuar gjykatëses federale Tanya Chutkan që gjyqi ndaj ish-presidentit Trump mbi akuzat për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 të fillojë në Uashington më dy janar. Nëse gjykatësja pranon kërkesën e prokurorëve të bërë të enjten, gjyqi kundër zotit Trump do të fillojë disa ditë përpara përvjetorit të sulmit ndaj Kapitolit më 6 janar 2021. Po ashtu ajo datë do të thoshte që gjyqi të fillonte dy javë para se të hidhen votat e para për garat brenda partisë për kandidatin republikan për president, në të cilat aktualisht zoti Trump kryeson.

Ndërkohë, një ndihmës i ish-presidentit Donald Trump deklarua të enjten se është i pafajshëm për akuzat e reja në rastin e padisë për mbajtjen në mënyrë të paligjshme të dokumenteve sekrete në shtëpinë zotit Trump në Mar-a-Lago. Ndërkohë, menaxherit të pronës së ish-presidentit Trump në Mar-a-Lago iu shty gjykimi për shkak se ai ende nuk ka siguruar një avokat mbrojtës në Florida. Zoti Trump hoqi dorë nga e drejta e tij për t’u paraqitur së bashku me ndihmësin e tij Walt Nauta dhe menaxherin e pronave Carlos De Oliveira në gjykatën federale në Fort Pierce dhe gjykatësi pranoi një deklarim të pafajshëm që ai dorëzoi në gjykatë javën e kaluar.

Shtyrja e gjykimit të rastit të zotit De Oliveira për shkak se ai nuk arriti të siguronte një avokat mbrojtës në Florida është vonesa më e fundit në çështjen e dokumenteve sekrete, procesi gjyqësor i së cilës është planifikuar të fillojë në maj. Avokatët e zotit Trump tashmë kanë thënë se do të kërkojnë që të shtyhet fillimi i procesit gjyqësor të planifikuar në maj të vitit të ardhshëm. Gjykatësi caktoi të martën si një afat të ri të paraqitjes në gjykatë për zotin De Oliveira.

Në aktakuzën e përditësuar të prokurorit të posaçëm Jack Smith në fund të muajit të kaluar, Nauta dhe De Oliveira akuzohen për komplot me ish-presidentin republikan në përpjekjet për të fshirë videot e kamerave të sigurisë në Mar-a-Lago, të kërkuara nga hetuesit. Ata u përballen me akuza, duke përfshirë konspiracion për të penguar drejtësinë në rastin që lidhet me dokumentet sekrete të qeverisë të gjetura në pronën e zotit Trump në Palm Beach pasi ai u largua nga Shtëpia e Bardhë në 2021.

Zoti Nauta dhe ish-presidenti Trump u akuzuan në qershor dhe më pas u deklaruan të pafajshëm për çështjen e dokumenteve sekrete, por padia e re shtoi numrin e akuzave ndaj tyre dhe zotit De Oliveira. Zoti De Oliveira bëri një paraqitje fillestare në gjykatë në korrik, por nuk u deklarua lidhur me akuzat për shkak se nuk arriti të gjente një avokat mbrojtës në Florida. Zoti Trump tashmë përballet me dhjetëra akuza për krime, dhe padia e fundit shtoi akuza të reja për pengim të drejtësisë dhe mbajtje të qëllimshme, në shkelje të ligjit, të dokumenteve sekrete që lidhen sigurinë kombëtare.

Ky është një nga tre rastet e ndryshme penale me të cilat po përballet zoti Trump këtë vit ndërsa ai po bënë fushatë për të marrë emërimin e partisë republikane për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Ai po përgatitet gjithashtu për një aktakuzë të katërt të mundshme, në një rast në Qarkut Fulton, në Xhorxhia, mbi dyshimet se ai dhe aleatët e tij republikanë janë përpjekur të ndërhyjnë ilegalisht në zgjedhjet e vitit 2020 në atë shtet. Prokurorja e qarkut Faulton, demokratja Fani Willis, ka sinjalizuar se paditë lidhur me këtë çështje ka të ngjarë të njoftohen këtë muaj. Zoti Trump ka mohuar se ka bërë shkelje dhe i ka cilësuar të motivuara politikisht të gjitha rastet kundër tij. Ai u deklarua i pafajshëm në gjykatën federale të Uashingtonit javën e kaluar në një çështje të dytë të ngritur nga prokurori Smith për komplot me aleatët për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ “Enver Hoxhën e kisha shok dhome, më punonte lloj-lloj poshtërsish”- U burgos nga ish-diktatori, profesori i filozofisë
Previous article VRASJA E 29-VJEÇARIT GREK/ 5 persona të dyshuar për ngjarjen e rëndë, mes tyre 1 shqiptar

s.autor

Postime të ngjashme

MOTI EKSTREM GODET EUROPËN/ 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla Botë

MOTI EKSTREM GODET EUROPËN/ 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla

TËRMETET/ Shkon në 164 numri i viktimave në Venezuelë, 971 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja Botë

TËRMETET/ Shkon në 164 numri i viktimave në Venezuelë, 971 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja

"AMERIKA ËSHTË RIKTHYER"/ Trump ndez fushatën për 2028-ën nga Uashingtoni Botë

"AMERIKA ËSHTË RIKTHYER"/ Trump ndez fushatën për 2028-ën nga Uashingtoni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT