• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZA NDAJ PRESIDENTIT TË SHBA NË LIBRIN “FRIKA”/ Donald Trump donte të vriste Presidentin e Sirisë
Home
Nderkombetare

AKUZA NDAJ PRESIDENTIT TË SHBA NË LIBRIN “FRIKA”/ Donald Trump donte të vriste Presidentin e Sirisë

4 September, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan Donald Trump e donte të vdekur homologun e tij sirian, Bashar al-Assad, gjatë vitit të kaluar, por Sekretari i tij i Mbrojtjes e injoroi kërkesën.

Kjo është ajo që zbulohet nga një libër i ri, i cili i përshkruan ndihmësit e tij më të lartë si neglizhentë ndonjëherë ndaj udhëzimeve të tij, për të kufizuar atë çfarë ata konsideronin si sjellje shkatërruese dhe të rrezikshme të shefit të Shtëpisë së Bardhë.

Pjesëza nga libri i titulluar “Frika”, i shkruar nga reporteri i famshëm i “Watergate”, Bob Woodward, u publikuan këtë të martë nga “Washington Post”. Libri, i cili ende nuk është botuar, është i fundit që detajon tensionet brenda Shtëpisë së Bardhë nën presidencën 20-mujorshe të Trumpit.

Ai e portretizon Trumpin si të prirur ndaj shpërthimeve profane dhe vendimmarrjes impulsive, duke sjellë një panoramë kaosi që Woodward thotë se përbën një “grusht shteti administrativ” dhe një “ndarje nervoze” të ekzekutivit.

Sipas librit, Trump i tha Sekretarit të Mbrojtjes, Jim Mattis, se dëshironte të vriste Assadin, pasi presidenti sirian ndërmori një sulm me armë kimike ndaj civilëve në prill të vitit 2017.

Mattis i ishte përgjigjur Trumpit se “do të kujdesej personalisht për këtë”, por ndërkohë hartoi planin për një sulm ajror të kufizuar që nuk kërcënonte aspak Assadin në vetvete. Madje, sipas librit, Mattis u kishte thënë ndihmësve të tij pas një incidenti tjetër se Trump kishte vepruar si një shkollar.

Shtëpia e Bardhë nuk i është përgjigjur një kërkese për koment mbi këtë temë apo aspekte të tjera të pasazheve të librit, ndërsa Pentagoni refuzoi të komentonte.

Woodward, i cili fitoi famë kombëtare pas raportimit të skandalit “Watergate” në vitet ’70, ka folur me ndihmësit më të lartë të presidentit për të shkruar librin, me kushtin që të mos zbulonte mënyrën sesi i siguroi informacionet, thekson më tej “Washington Post”.

Ndër zbulimet e tjera të librit është edhe fakti që ndihmës të tjerë e kanë ofenduar Trumpin pas shpine. Shefi i stafit, John Kelly e ka quajtur atë “idiot” dhe është shprehur dikur se “jemi në një qytet të çmendur… Kjo është puna më e keqe që më kanë ngarkuar ndonjëherë”.

Sipas librit, Trump i ka trajtuar me përbuzje ndihmësit e tij kryesorë, teksa i është hakërryer Sekretarit të Tregtisë, Wilbur Ross se e kishte humbur besimin, apo duke quajtur kryeprokurorin e përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara, Jeff Sessions “të vonuar mendërisht”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Për ju që e humbët/ Dy emisionet e pasdites sfiduan njëra-tjetrën jo vetëm në audiencë por edhe tek “Kiki Challenge”
Previous article “NUK BLEJMË DOT ILACET”/ Shpërthen peshëngritësi Çalja: Këtu fjala SPORT...

k.autor

Postime të ngjashme

QYTETET MË TË MIRA NË BOTË PËR VITIN 2026/ Çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar? Botë

QYTETET MË TË MIRA NË BOTË PËR VITIN 2026/ Çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar?

FLET NË OKB/ Zelensky: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë Botë

FLET NË OKB/ Zelensky: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë

ULJA E ÇMIMIT TË ENERGJISË NË TREGUN VENDAS/ Trump përgatit planin për të ndaluar eksportet e naftës së papërpunuar nga SHBA Botë

ULJA E ÇMIMIT TË ENERGJISË NË TREGUN VENDAS/ Trump përgatit planin për të ndaluar eksportet e naftës së papërpunuar nga SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT