• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZA e Metës: Rama ka lobuar për të më shpallur “non grata”! Ka tentuar…
Home
Politikë

AKUZA e Metës: Rama ka lobuar për të më shpallur “non grata”! Ka tentuar…

2 February, 2023 F.autor Politikë

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar mbrëmjen e sotme se kryeministri Edi Rama ka lobuar kundër tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai u shpreh në emisionin “Frontline” se emri i tij ka qenë në çdo diskutim të Ramës me ndërkombëtarëve për ta vendosur atë nën presion.

“Kjo është një histori që është hapur dhe nuk mbyllet dot më. Emri im ka qenë i pari në çdo takim të Edi Ramës me çdo ndërkombëtar. Ai gjithmonë ka pasur një shqetësim si të instrumentalizojë ndërkombëtarët për të më vendosur mua presion sikur ka një problem por jo me mua por me ndërkombëtarët. Ka lobuar për të më shpallur non grata?  E padiskutueshme.

Kjo është histori njerëzish të korruptuar. Ai kapi opozitën e detyroi të bëjë ato veprime të çmendura. Kjo është fuqia e Edi Ramës. Nëse do kishim një opozitë serioze që merr pjesë në zgjdhje dhe ndeshet dhëmbë për dhëmbë me Edi Ramën. Këtu kemi të bëjmë me një mafie ndërkombëtare që ka gjetur një vend për të ndërtuar parajsën e vet të korrupsionit ose do kishim një reagim shumë të fortë prej kohësh”, tha Meta.

Ai shtoi se Rama është kapur në flagrancë në komunikimet me Charles McGonigal dhe përmendet 14 herë në dosjen e drejtësisë amerikane.

“Ai njëherë thotë është miku im pastaj thotë është miku im në anglisht. Ai është i kapur në flagrancë. Përmendet 14 herë në dosje. Hetimet vazhdojnë. Ata kanë problemin e tyre sepse institucionin më rëndësishëm që kanë për kundërzbulimin dikush ka tentuar t’ia korruptojë. Kudo përmendet 14 herë vetëm ky person. Thuhet të hetohen të gjitha komunikimet që kanë pasur të gjithë personat e qeverisë shqiptare.

Ky është një proces që vazhdon pasi takimet e tyre kanë qenë të pafundme. Ai ka marrë një pagesë 225 mijë dollar nga personi A që është filmuar dhe fotografuar. Që në momentin që kanë parë që nga jashtë ka kaluar një pagesë nga një kompani me kapital rus ata e kanë ndjekur. Aty në vendimin e gjykatë rezulton se personi A ka marrë informacione nga zyra e kryeministrit kundër opozitës për të lobuar kundër saj. E gjithë maska ka rënë përfundimisht dhe ai ka dalë si është i vërteti dhe më i pabesi”, u shpreh Meta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "THYEN" HESHTJEN/ Rama: Agron Nezën ma prezantoi McGonigal, Dorian Duçkën e kam ftuar vetë si këshilltar
Previous article PAMJET/ Jennifer Lopez shet rezidencën e saj luksoze në Los Angeles, kërkon 42,500,000 dollarë

F.autor

Postime të ngjashme

AMBASADORI I RI DREJT TIRANËS? Senati amerikan ‘hap rrugën’ për Eric Wendt Breaking News

AMBASADORI I RI DREJT TIRANËS? Senati amerikan ‘hap rrugën’ për Eric Wendt

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën Breaking News

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara Breaking News

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT