Pak para se të niste votimi për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, gazetari Artan Hoxha ka bërë një akuzë të fortë.
Sipas tij, shumë prej delegatëve që kanë votuar, janë trafikantë droge.
“Nese skuadra e operacioneve speciale do te merrte nje urdher per te nderhyre ne kete salle, ne katin e katert te hotel Adriatiku ne Durres, jam i sigurt se do dilte me duar plote, jo vetem me personazhe te akuzuar per korrupsion dhe grabitje te fondeve publike, por me trafikante safi te drogave te lehta dhe te forta…
Gjithsesi, “burra zamani” rrini te qete, per fatin tuaj te mire kete urdher nuk ka kush ta japë.
Ndersa Policia e Shtetit ka vendosur nje patrulle jashte hotelit, presidenti ne detyre Duka ka siguruar perimetrin e brendshem te hotelit, ku nuk hyn as miza, me nje polici private qe e keni pare ne pjesen VIP te stadiumit te Elbasanit, ose Shkodres, kur luan Kombetarja.
Trupmedhenjte dhe shpatullgjeret e kesaj policie private nuk jane gje tjeter vetem efektiv te batalionit special te Gardes se Republikes, qe per te kompesuar rrogen e tyre te vogel, bejne edhe ndonje pune te dyte.
Edhe ne kete pike Duka i ka marre masat, patrulla me cunat dhe gocat e reja te policise mund ta shohin asamblene ose nga jashte gardhit, ose nga televizori, se shpatullgjeret e Don Dukes nuk kane lene as gazetaret te ngjiten ne katin e katert…
Kampionati vazhdon…
Ndeshja luhet ne fushen e Dukes, me rregullat e Dukes, me topin e Dukes, me arbitrin e Dukes, ne qytetin e Dukes, e siguruar me truprojat e Dukes, e komentuar nga komentatori i Dukes, ne televizionin sportiv ku Duka eshte bashkepronar, ku duartrokasin vetem miqte, shoket dhe rrogëtaret e Dukes… ndersa tifozet, ata qe e duan dhe e ndjekin vertete futbollin ne shi dhe ne bore, kane mbetur jashte stadiumit se u kerkohet dokument identifikimi….”, shkruante Hoxha pak para fillimit të votimit.(TemA)


