Kryetari i Bashkisë së Tiranes Erion Veliaj ka leshuar akuza teper te renda ndaj Gjergj Bojaxhiut ne emisionin “Opinion” te Blendi Fevziut ne Tv Klan.
I pyetur ne lidhje me kritikat qe po behen ne lidhje me çeshtjen e ndertimeve te larta ne kryeqytet, ose tema e kullave te larta, duke qene se edhe Gjergj Bojaxhiu ka qene nje nder zerat kritike publike per kete, Veliaj eshte pergjigjur:
Kartela e pasurise se Gjergj Bojaxhi, ku vetem njëra prej tyre tregon 10 000 metra katrorë tokë në Farkë
“Kur e ke shtepine ne kulle, te ETC-ja, eshte hipokrizi te flasesh. Kullat jane mire kur e ke ti shtepine ne kulle dhe keq kur e kane te tjeret.
Ka ne fshat 17 mije metra katrore. Ta blejme token te ai?
Afendikoi me i madh sot ne Farke eshte Gjergj Bojaxhi. Grosisti me i madh i naftes Bojaxhi, ndotesi me i madh i bregdetit nuk mbjell nje peme.
Kjo eshte hipokrizi. Nje njeri qe i ka blere te gjitha tokat ne fshat, por te mos na jape mend qe te blejme toka ne fshat se ska me. Ne fshat nuk doni se i keni blere te gjithe tijat ne fshat.
Kur keni shtepi ne kulle, nuk mund te me flasesh mua per vije stadiumi. Kjo eshte paftyresi qe njerezit e kane kuptuar. Kjo eshte hipokrizi”,- tha kryebashkiaku Veliaj.
Velia me pas, gjate emisionit te Fevziut tha se Bojaxhi perveç te tjerash eshte edhe perfituesi i lejeve te ndertimit. Duke i permendur nje rast konkret kur per vellain e tij ka kerkuar leje ndertimi per ndertim vile.
Emri i Gjergj Bojaxhi pak dite me pare doli ne skene ne skandalin e naftes, ku u akuzua si nje nga ish zv. ministrat më i zhytur ne korrupsionin dhe aferat e erreta te naftes shqiptare.
Pritet qe per Gjegj Bojaxhiun te kete hetime nga Prokuroria e Pergjitheshme dhe ajo e Krimeve te Renda, pas nje padie qe besohet se po perpilohet kunder tij, nga nje agjensi e specializuar antikorrupsion. Bojaxhi eshte perfshire ne politike dhe po mundohet qe te paraqitet si nje figure e paster dhe ndryshe.
Pas akuzave teper te renda te bera per te nga kryebashkiaku Veliaj, pritet edhe reagimi i tij.
Alpenews.al