• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
Aktorja shqiptare Rajmonda Bulku gjyshe. Kështu duket familja e saj (FOTO)
Home
Showbiz

Aktorja shqiptare Rajmonda Bulku gjyshe. Kështu duket familja e saj (FOTO)

7 December, 2017 g.autor Lifestyle, Showbiz

Aktorja e njohur e filmit dhe teatrit Rajmonda Bulku, zyrtarisht ka dalë në pension, por kush e beson këtë? Ajo vazhdon akoma të luajë teatër, të jetë aktive në skenë përballë publikut dhe të nisë një shfaqje të re menjëherë pasi ka mbyllur një tjetër.

Sot, e ftuar në “Rudina” në TV Klan, aktorja prezantoi shfaqjen e radhës, e cila do të nisë nesër, në Teatrin Kombëtar “Dama me kamelie” – një nga veprat më të njohura botërore. Por jashtë këtij projekti të ri, Bulku rrëfeu edhe për jetën e saj private dhe gëzimin që i fal dita-ditës statusi gjyshe.

Nipi që i ka dhuruar statusin i pari është Joeni, djali i djalit të aktores, i cili këtë vit shkon në klasë të parë. Rajmondës, ai i fal kënaqësi të jashtëzakonshme, sepse e ndjek në pothuaj çdo shfaqje pa u mërzitur, përkundrazi. Tani që është rritur ka filluar të kuptojë se gjyshja e tij është aq e njohur saqë në kopsht, më shumë sesa është djali apo vajza e…, thonë se është nipi i Rajmonda Bulkut:

“Kur e merrja Joenin nga kopshti, ai më pyeste ‘o nëna, po pse më thonë ato që je nipi i Monda Bulkut dhe jo djali i mamit?” – rrëfen aktorja me të qeshur pas pyetjes si e përjeton të qenit gjyshe një aktore e njohur si ajo. Ndoshta me përgjigjen e gjyshes (sepse ato më kanë parë në televizor), Joeni nuk është kënaqur dhe, ndoshta, me të drejtë kërkon të dijë pse e dëgjon më shpesh ‘nipi i…’. Megjithatë, kjo gjë edhe e kënaq Rajmondën, më shumë sepse me nipin e madh është shumë e lidhur dhe sepse ai i qëndron më afër edhe jetës së saj artistike: “Joeni është shumë i lidhur me mua, sheh teatrin pa u mërzitur fare. Sa ka ecur në këmbë, e ka gjuajtur topin në mënyrë të shkëlqyer dhe gjyshi mendon se do të jetë talent i rrallë, por unë nuk këmbëngul. Më pëlqen që i pëlqen të vijë në teatër”, – thotë Rajmonda.

Ndërsa Endi, disa vite më i vogël, nuk është ende në gjendje të kuptojë famën e gjyshes së tij. Aq më pak, edhe Damiani, djali 3-vjeçar i vajzës së aktores, e cila jeton në Greqi me familjen e saj. Së shpejti, Rajmonda do të bëhet gjyshe për herë të katërt, sepse vajza e saj është në pritje të fëmijës së dytë.

Në pritje të nipit apo mbesës tjetër, tre të parët i kanë dërguar një mesazh gjyshes së tyre, madje edhe duke i uruar suksese për shfaqjen e radhës.

E emocionuar, Rajmonda falënderoi për surprizën që i kishte përgatitur “Rudina”. Në përgjithësi, ajo nuk i ka qejf surprizat, por para këtyre tre engjëjve, kush nuk do të lumturohej? Apo kush nuk do të donte ta regjistronte një moment të tillë dashurie?/ class

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zbulohet pse disa femra nuk e arrijnë orgazmën në shtrat
Previous article Vartëses së Veliajt i bëjnë surprizë, komenti i kryebashkiakut në rrjetet sociale është epik

g.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË FLASIN 7 ORË NË TELEFON? Mateo zbulon ‘SEKRETET’ me Brikenën Gossip

ÇFARË FLASIN 7 ORË NË TELEFON? Mateo zbulon ‘SEKRETET’ me Brikenën

"E TAKON VETËM 1 HERË NË MUAJ"/ Ajsel Abazi thyen heshtjen për Eros Grezdën: Mungoi në 3-vjetorin e djalit Gossip

"E TAKON VETËM 1 HERË NË MUAJ"/ Ajsel Abazi thyen heshtjen për Eros Grezdën: Mungoi në 3-vjetorin e djalit

"DRITA E SHPIRTIT TEM..."/ Dafina Zeqiri emocionon me urimin për 1-vjetorin e ditëlindjes së të birit Gossip

"DRITA E SHPIRTIT TEM..."/ Dafina Zeqiri emocionon me urimin për 1-vjetorin e ditëlindjes së të birit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT