• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
Aktorja e humorit thotë se nuk njeh veten: Ende kam dyshime nëse …
Home
Lifestyle

Aktorja e humorit thotë se nuk njeh veten: Ende kam dyshime nëse …

9 February, 2018 k.autor Lifestyle

E kemi njohur si “Drejtoresha e Tatimeve”, por duket se aktorja shqiptare është shumë ndryshe në jetë nga personazhet që luan në spektaklin e “Portokallisë”.
Bëhet fjalë për aktoren Delinda Zhupa, e cila në një intervistë të dhënë për Panorama Plus, është shprehur se Delinda e skenës me atë të show-t janë gjëra komplet të kundërta.

Ajo ka rrëfyer disa detaje nga jeta e saj si dhe ka folur edhe për punën.

Intervista e marrë nga Panorama:

Sa afër dramës je si aktore, për ty është më e vështirë të bësh publikun për të qeshur apo për të qarë?

Publikun unë? S’di të them, pasi kjo ka të bëjë me mënyrën se si unë e realizoj personazhin komik apo dramatik. Unë di të them që punoj shumë për çdo detyrë artistike që më jepet. Le ta thotë publiku nëse Deli bën për të qeshur më shumë, apo për të qarë. Unë dua të marr energjinë e tyre kur jam në skenë, e nëse e marr, jam e lumtur dhe e qetë në punën time.

Duke u nisur nga karakteret e tua në show, ku ndryshon Delinda si grua në jetë dhe Delinda si grua në numrat e spektaklit?

Delinda e skenës me atë të show-t janë gjëra komplet të kundërta. Sepse në jetë unë jetoj rrethana dhe ngjarje krejt të ndryshme nga ato të personazheve që unë luaj. Pra, janë aq ndryshe, sa ende kam dyshime nëse Delinda e vërtetë është ajo e “Portokalli”-së apo jo. Dhe kjo gjë më bën të ndihem mirë, është për mua kritika më e bukur që mund të marr.

Sa e rëndësishme është pamja në fushën tuaj, apo për ju aktoret që bëni humor nuk ka rëndësi shumë pamja?

Për aktorin, pamja ka një rëndësi të madhe, sepse hyn në një nga të dhënat që ti ke si artist. Nuk është problem nëse je i/e shëndoshë. Gjithsesi, të mos e bëjmë tragjike, por me këtë kohë që ka ardhur, aktori duhet të jetë perfekt, duhet të jetë ngjalë apo mace, që të arrijë të bëjë gjithçka. Pra, të mos të ketë kufizime nga fiziku i vet. E kam fjalën këtu, që kur mua të më vijë një propozim për film apo rol në televizion e teatër, të mos qëndrojë problemi te fakti që të mos kem unë mundësi ta bëj dot. Me pak fjalë, të jetë çështje fati, jo çështje aftësish që pse s’e bën dot aktori atë apo këtë rol.

Ushtrohesh për të mbajtur trupin në formë si personazh televiziv që je?

Nuk kam bërë kurrë palestër, pra, nuk ushtrohem, thjesht konsumoj ushqimet që më kërkon organizmi. Nuk ha tre vakte, por ha shumë herë nga pak, pra, është çështje metabolizmi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kryemadhi me LSI-në mbështesin ARTISTËT: Urrejtja e Ramës vjen sepse...
Previous article BORË në Tiranë? Zbardhet HARTA: Ja zonat me reshje shiu dhe dëbore (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

"SHËMTIRË"/ Përplasje e fortë mes Dea Mishel dhe Zeqine Caushit Gossip

"SHËMTIRË"/ Përplasje e fortë mes Dea Mishel dhe Zeqine Caushit

"MERRI NJË KONFIRMIM..."/ A u keqkuptua Soni Malaj nga surpriza e Flori Mumajesit? Gossip

"MERRI NJË KONFIRMIM..."/ A u keqkuptua Soni Malaj nga surpriza e Flori Mumajesit?

DASMA E VITI/ Dua Lipa u paguan nga 5 mijë paund fqinjëve në Palermo që u ankuan e protestuan Gossip

DASMA E VITI/ Dua Lipa u paguan nga 5 mijë paund fqinjëve në Palermo që u ankuan e protestuan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT