Një tërmet i fuqishme ka tronditur të gjithë zonën e Ultësirës Perëndimore, krysesisht zonën e bregdetit mesditën e sotme. Në Tiranë tërmeti ka qenë me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter, ndërsa epiqendra e tij ishte 31 km në Veriperëndim të kryeqytetit tek Gjiri i Lalëzit.
Ndërkohë, në Durrës tërmeti me magnitudë 5 të shkallës Rihter. Lekundjet kane shkaktuar panik ne kryeqytet sa njerezit kane lene shtepite e zyrat e punes dhe kane dale ne rruge. Gjithashtu janë ndërprerë të gjitha mbledhjet e komisioneve.Punonjësve të ministrive u është dhënë urdhër të dalin jahstë e të presin disa minuta për tu rikthyer sërish më vonë.
Kjo dukuri është një gjë e zakonshme në rrjetin sizmik të Shqipërisë..
Shqipëria bën pjesë në zonën sizmogjene Jonike-Adriatike (rajoni i Shkodrës; Shqipëria perëndimore; zona Korçë-Ohër-Peshkopi, me vija aktive në Lushnje, Elbasan, Dibër dhe Vlorë, Tepelenë-Ersekë). Alpet e Shqipërisë janë më pak të prekura nga lëkundjet e tërmeteve. Afërsisht, çdo vit në Shqipëri shkaktohen 4-5 tërmete me 6 ballë dhe çdo 25 vjet shkaktohet 1 tërmet me afro 9 ballë, duke e bërë kështu Shqipërinë një rajon me aktivitet të lartë sizmik.
Një shpërndarje e tillë duket se ka të bëjë me ndërtimin gjeologjik dhe tektonik të territorit tonë. Gjatë etapës më të re gjeologjike, gjatë asaj neotektonike, këto rajone i janë nënshtruar një copëtimi dhe diferencimi të fuqishëm. Ato ndërpriten me mjaft thyerje, të cilat dallohen nga një shkallë e lartë diferencimi.
Vatrat e tërmeteve më të fuqishme duken se ndodhen në kryqëzimin e këtyre thyerjeve.
Referuar, tekstit të gjeografisë fizike, në Shqipëri mbisundojnë tërmete me thellësi vatre mbi 10 kilometra, që zënë rreth 86.5 për qind të numrit të përgjithshëm të tërmeteve, kurse tërmetet me vatra deri në 5 kilometra përbëjnë 3.6 për qind të të gjitha tërmeteve që ndodhen në Shqipërinë Jugperëndimore.
Kulmi i tërmeteve, në vendin tonë, shkon njëherë në 25 vjet dhe kjo tregon se vendi ynë ka një aktivitet të madh sizmik. Kjo ka bërë, që në vendin tërmetet të regjistrohen që në kohët antike.
Sa më e thellë të jetë vatra e tërmetit, aq më e madhe është sipërfaqja e përhapjes dhe aq më i vogël intensiteti i tyre.
Shkalla e veprimit të tërmetit në çdo sektor të sipërfaqes vlerësohet sipas shkallës së intensitetit. Intensiteti rrjedhimisht nuk është parametër i vatrës së tërmetit, por vetëm reflekton veprimin e vrojtuar të tërmetit në një pikë të caktuar të sipërfaqes së Tokës. Intensiteti i tërmetit varet nga madhësia e magnitudës (që e masim me shkallën Richter) ose e energjisë së çliruar, largësia deri tek epiqendra, mekanizmi i lindjes së tërmetit etj.
Si rezultat i tërmeteve, në vendin tonë, janë konstatuar të çara të mëdha të tokës si p.sh në tërmetin e Dibrës (1967) me një gjatësi 10 kilometra e amplitudë 30-50 centimetra; në Tepelenë më 1920, ku çarja pati një amplitudë vertikale, 0.5-1.5 metra; në tërmetin e Lezhës dhe Shkodrës, ku arriti një disnivel gati 1.5 metra (Pulaj). Në vitin 1967, blloku juglindor, pranë malit të Zabzunit pësoi ulje kurse blloku veriperëndimor u ngrit. Si rrjedhojë e këtyre lëvizjeve janë zhdukur edhe ishuj të vegjël dhe janë krijuar ishuj krejt të rinj.
Shqipëria është një rajon disi i komplikuar për sa i përket pikëpamjes gjeologjike dhe sizmotektonike. Bazuar në vëzhgimin sizmotektonik, dy fusha mund të ndahen në Shqipëri: pjesa e jashtme e cila përfshin pjesën bregdetare me depresionin Para-Adriatik dhe vargu i maleve jugperëndimor dhe një tjetër i brendshëm që përfshin të gjithë zonat malore të veriut, lindjes dhe juglindjes të Shqipërisë. Rrjeti sizmik i Shqipërisë ka nisur në vitin 1968, me stacionin e parë sizmologjik, i cili është ngritur në Tiranë. Implementimi i stacioneve të tjera ka filluar që nga viti 1975.
Sipas specialistëve, nga lashtësia njihen si tërmete më të fuqishme ai i Apolonisë në vitin 217 pas Krishtit. Më pas, në Durrës në vitet 334 dhe 506 të erës sonë, si dhe në mars të vitit 1273.
Ky tërmet ka shënuar 25 mijë viktima në atë kohë dhe ka shkatërruar plotësisht qytetin. Por, gjithashtu në kohët e vjetra përmenden dhe tërmetet e Butrintit në vitin 1153 dhe të Krujës në vitin 1617.
Shekujt e më pasmë regjistruan të tjera tërmete. Një i tillë, kujtohet më 17 tetor të vitit 1851, ku 400 ushtarë mbetën të vrarë në kalanë e qytetit. Katër vjet më vonë, në Shkodër regjistrohen 12 tërmete brenda një viti.
E duke u hedhur në shekullin e 20-të, shifrat vazhdojnë të shënohen në Shkodër. Më 1 qershor të vitit 1905, tërmeti me fuqi 9 ballësh la pa banesa 1500 familje. Vret 200 njerëz dhe plagos 500 të tjerë.
Në Tepelenë, në vitin 1920, shkatërrohen 2500 shtëpi e shkakton 36 të vrarë. Në vitin 1959 tërmeti 9 ballësh prek Lushnjën, Fierin, Rrogozhinën, Peqinin e Beratin. Një vit më vonë, epiqendra e tërmetit ishte në Korçë.
Sipas të dhënave, u shkatërruan 1479 ndërtesa. Por më i rëndë është tërmeti i vitit 1967 në Dibër e Librazhd. Shkatërrohen 177 fshatra, gjejnë vdekjen 12 veta dhe 174 të tjerë plagosen. Toka thyhet në një gjatësi mbi 10 kilometra e dheu zhvendoset deri në 50 centimetra. Por me gjithë, pasqyrën e zezë të fenomenit natyror, specialistët thonë se s’duhet të qahemi. “Shqipëria karakterizohet nga mikrotërmetet, tërmete të vegjël, të mesëm dhe shumë rrallë nga tërmete të fortë, të cilët janë mbi 7 shkallë Rihten”, thotë përgjegjësi i Departamentit të Rrjetit Sizmologjik, Dushi.
Po cilat janë zonat më të prekura nga tërmetet? Dushi tregon se zonat sizmogjene gjatësore janë: 1. Jonione-Adriatike. 2. Shkodër-Mat-Bilisht dhe Drini-Peshkopia-Korça. Ndërkohë, zonat sizmogjene tërthore janë: Shkodër-Pejë, Lushnjë-Elbasan-Dibër dhe Vlorë-Tepelenë.
APOLLONI, viti 217, pas Lindjes së Krishtit.
DURRËS, viti 334, pas Lindjes së Krishtit.
DURRËS, viti 505, pas Lindjes së Krishtit.
BUTRINT, viti 1153.
DURRËS, mars 1273. Tërmeti shkatërron plotësisht Durrësin. 25 mijë banorë gjejnë vdekjen dhe për 6 vjet qyteti nuk banohet
KRUJË, viti 1617.
VLORË, 12 tetor 1851. 20 të vrarë.
BERAT, 17 tetor 1851. 400 ushtarë të vrarë në kala.
Shkodër, shkurt-tetor 1855, 12 tërmete që u ndjenë
dhe në Delvinë dhe Bari të Italisë.
Himarë, më 14.06. 1895.
Shkodër, më 1.06.1905. Tërmeti me fuqi 9 ballë shkatërron 1500 shtëpi, duke lënë 200 të vrarë dhe
500 të plagosur.
Tepelenë, 20.11.1920. Tërmeti shkakton 36 të vrarë dhe 102 të plagosur. Ai shkatërroi 2 500 shtëpi dhe la pa strehë 15 000 veta.
Peshkopi, 24 gusht 1924. Shkatërrohen afro 80 % të shtëpive, 44 të vrarë dhe 119 të plagosur.
Durrës, 17.12.1926. Tërmeti kishte intensitet 8-9 ballësh. Lëkundjet u ndjenë dhe në Itali, Jugosllavi e Greqi.
Vlorë, Tepelenë 21.11.1930. Tërmeti shkakton 30 të vrare e mbi 100 të plagosur.
Korçë, 28 janar 1931.
Shkodër, 1943. Regjistrohet një tërmet tetë ballësh.
Lushnje, Fier, Rrogozhinë, Peqin e Berat 1.09.1959. Tërmeti kishte intensitet 8-9 ballë.
Korçë 26 maj 1960, ku u shkatërruan 1479 ndërtesa.
Fier, Tepelenë, Berat, Lushnjë 18 mars 1962. Tërmeti tetë ballësh shkakton 5 të vrarë e 77 të plagosur dhe u shkatërruan 2 700 shtëpi.
Dibër, Librazhd 30.11.1967. Shkatërrohen 177 fshatra, gjejnë vdekjen 12 veta dhe 174 të tjerë plagosen. Toka është çarë në gjatësi mbi 10 kilometra e zhvendosje vertikale të dheut deri në 50 centimetra.
Shkodër, Librazhd 3.11.1968.
Shkodër, Lezhë 15.04.1979. Dëmtohen 17 118 shtëpi e objekte social-kulturore.
Roskovec 17 nëntor 1982. Ndihet edhe në Fier, Librazhd e Berat, ku u shkatërruan 16 534 ndërtesa, u vra 1 person dhe 12 të tjerë u plagosën.
Tiranë 7 janar 1988. U dëmtuan 2083 shtëpi
26 mars 1990. Fushë-Bardhë, Gjirokastër
AlpeNews.al









