Kryeministri Edi Rama ftoi sot kryetarët e bashkive që të reflektojnë mbi evidentimin e festave lokale të zonave të tyre.
Në një takim me kryetarët e bashkive dhe prefektët për turizmin, Rama u shpreh se, “është e udhës që të reflektojmë dhe mbi festat lokale. Kemi pasur mbi 500 aktivitete këtë sezon, por mund të kemi më tepër festa lokale, të fshatrave, të komuniteteve. Ju takon juve t’i nxisni dhe të kërkoni edhe mbështetjen tonë sespe jemi të gatshëm”, tha Kryeministri Rama.
Por, theksoi ai, “festat janë një mundësi për fermerët, fshatin, biznesin për të bërë para për të shitur produktin e tyre tek turistët”.
Një tjetër aspekt, shtoi Kryeministri Rama, “është krijimi i eventeve tradicionale, siç ka pafund në të gjithë Mesdheun. Evente, çmime të dedikuara të bashkive për fusha të caktuara, për personalitete të caktuara të zonës, vendit, apo të huaja që kanë një lidhje të caktuar me atë qytet”.
“Janë evente ku promovohet tradita, historia e me radhë. Na duhet të bëjmë më shumë përpjekje, më shumë organizim në këtë aspekt”, tha Kryeminsitri Rama.


