• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKTIVITETET PËR “DITËN E VERËS”/ Bashkia e Tiranës fton qytetarët: Të dielën fik makinën, eja FESTO
Home
Sociale

AKTIVITETET PËR “DITËN E VERËS”/ Bashkia e Tiranës fton qytetarët: Të dielën fik makinën, eja FESTO

12 March, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Bashkia e Tiranës fton qytetarët që të bashkohen në festimet e organizuara të dielën e 17 marsit. “Lëreni makinën në shtëpi, merrni fëmijët e shoqërinë dhe bashkojuni festimeve që Bashkia e Tiranës ka organizuar me rastin e Ditës së Verës. Një atmosferë festive e mbushur me më shumë se 50 aktivitete, lojëra, dhe muzikë do t’ju shoqërojë gjatë gjithë ditës, në zona të ndryshme të kryeqytetit. Që kjo ditë të jetë një festë e madhe për të gjithë, Bashkia e Tiranës ka vendosur që 17 marsin ta shpallë ditë pa makina, duke e kthyer bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në pedonale për shëtitje” njofton Bashkia e Tiranës.

Prej orës 9:00 të mëngjesit e deri në mesnatë, të gjithë qytetarët, e sidomos fëmijët, do të mund të kalojnë një ditë të paharruar, duke shijuar aktivitetet e organizuara. Aktivitetet do të jenë të shtrira në zona të ndryshme të kryeqytetit, për t’iu mundësuar qytetarëve sa më shumë lojëra, argëtim, dhe hapësira festive. Kështu, në sheshin “Skënderbej” festimet do të nisin në orën 09:00 me Panairin e Gjelbërt, ku nxënësit e shkollave të kryeqytetit do të sjellin punimet e tyre me temë mjedisin, dhe më pas do të mbjellin 300 fidanë lulesh.

Paralelisht, në zona të ndryshme të sheshit “Skënderbej” do të jetë edhe këndi i pediatrit, këndi i gatimit, si dhe këndi i pikturës. Sakaq, për fëmijët do të organizohen lojëra të ndryshme popullore. E kur flitet për lojërat, me rastin e festimeve për Ditën e Verës, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të funksionojë si një zonë për lojërat e dikurshme të rrugës. Për më të rriturit, në mesditë do të shoë-n me motora në sheshin “Nënë Tereza”, duke pasuar më pas në orën 14:00 me një koncert me këngëtarët më në zë

Muzika do t’i shoqërojë kryeqytetasit edhe në zonën e ish-Bllokut, ndërkohë që për të gjithë ata që do t’i drejtohen kodrave të Liqenit Artificial, Bashkia e Tiranës ka organizuar koncerte, panaire dhe kampionate të ndryshme. Ja kalendari i plotë i aktiviteteve për Ditën e Verës:

SHESHI SKENDERBEJ -ORA 09:00 PANAIRI I GJELBER -ORA 09:00-15:00 Përformanca artistike – Shkolla të ndryshme të Tiranës – Grupi Polifonik nga Ansambli i Tiranes – Tirana Art Fest – Festivali Ritet e Pranverës – ORA 10:00 TEATRI I KUKULLAVE – Shfaqja 3 Derrkucet 1 ore – ORA 10:00-13:00 COOKING ZONE – Gatime nga femijet – ORA 09:00-15:00 KENDI I PEDIATRIT – ORA 09:00-15:00 PIKTURO QYTETIN TEND -ORA 09:00-15:00: PANAIRI I SIPEMARRJES -ORA 10:00- 13:00 PANAIRI I LIBRIT -ORA 10:00- 13:00 LOJËRA POPULLORE “KTHIM NË TRADITË”

BULEVARDI DESHMORET E KOMBIT -ORA 09:00-15:00 AKTIVITETET E ECOVOLIS Lojërat e dikurshme të rrugës – ORA 09:00-15:00 SPORT ZONE • Kids Atletik • Vendosja e Koshave të Basketbollit • 7 fusha mini tenisi. • Dy rrjeta portative Volejbolli • Tavolina Ping Pongu etj -ORA 09:00-15:00 Panairi i Njesive Administrative- Perballe Hotel Dajtit -ORA 10:00-15:00: Performanca artistike nga grupe kercimi hip hop dhe latin. Banda e Qytetit: Performancë festive nga Parku Rinia, Pedonale, Sheshi Nënë Tereza dhe Parku Liqenit SHESHI NENE TEREZA – ORA 12:00-14:00: Shfaqje me motorra Red Bull FMX Shoë Albania. Sheshi “Nënë Tereza”.

– ORA 14:00-00:00: Summer On. Koncert me artiste te muzikes moderne shqiptare. Sheshi “Nënë Tereza” Perpara sheshit te Akademia e Arteve. Artistet kryesor do te jene: Dafina Zeqiri, Majk, Irkenc Hyka, Michael Tsousopulos, DJ etj.

ZONA E ISH-BLLOKUT ORA 12:00-00:00 Street Party. Ne rrugen “Pjeter Bogdani”- Dance Stage me DJ shqiptar dhe nderkombetar. Ne rrugen “Brigada e VIII”- Live stage. Me grupet me te mira muzikore rock, pop, funk. LIQENI ARTIFICIAL • Koncert i Orkestrinës së Liceut Artistik “Jordan Misja • Shoë Hair nga Elgon • Sirea Film Academy – Aktivitete rinore • Aktivitete sportive (futboll, basket, pingpong, volej, crossfit, taëkondo, animatore) • Amfiteatri Tiranës – Festivali Pranveror i Kërcimit • Notarët – Panairi i instrumentave muzikore popullore tradicionale • Kendi i Kryqit te Kuq • Padilioni kinez – Kitarat në Park • Fushat e tenisit – Këndi i bizneseve  • Panairi i artizanëve • Moli Varkave – Sunny Vibes – Festa vazhdon deri në mesnatë • Kampionati i kanoeve • Moli Henri Dynant – Kampionat peshkimi • Fari – Balonat e festës

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SFIDA E KTHIMIT NË CHAMPIONS/ Mesfushori Arthur: Duhet të bëjmë gjithçka është e mundur për...
Previous article "SI TA RRËZOJMË RAMËN"/ Dalin PAMJET: Ja sa persona mblodhi Lulzim Basha në Berat

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Policia e shpërndarë në disa zona në Tiranë, efektivët ndjekin të rinjtë, nisin shoqërimet e studentëve Aktualitet

PAMJET/ Policia e shpërndarë në disa zona në Tiranë, efektivët ndjekin të rinjtë, nisin shoqërimet e studentëve

PROTESTA/ OKB thirrje për uljen e tensioneve: Dhuna nuk ka vend në demokraci Aktualitet

PROTESTA/ OKB thirrje për uljen e tensioneve: Dhuna nuk ka vend në demokraci

PROTESTA DEL JASHTË KONTROLLIT/ Policia mësyn me furgonë drejt protestuesve. Protestuesi humb ndjenjat, efektivi i jep ndihmën e parë Aktualitet

PROTESTA DEL JASHTË KONTROLLIT/ Policia mësyn me furgonë drejt protestuesve. Protestuesi humb ndjenjat, efektivi i jep ndihmën e parë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT