• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Akti makabër i babait që rrahu të birin për vdekje: Pasi mbyti djalin 14-vjeç, rrahu keq edhe vajzën
Home
Breaking News

Akti makabër i babait që rrahu të birin për vdekje: Pasi mbyti djalin 14-vjeç, rrahu keq edhe vajzën

24 May, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në orët e para të ditës së enjte, në fshatin Karaqevë e Poshtme, në Kamenicë, një 14-vjeçar vdiq pasi u rrah keq nga babai i tij, e krejt kjo për shkak se ai ia kishte marrë 1 mijë euro dhe i kishte harxhuar ato. Mirëpo, akti makabër i G.B, nuk u bë kaq thjeshtë. Ai e ka fshehur djalin e lënduar rëndë për 4 orë në një dhomë të shtëpisë dhe ka gënjyer në polici se djali është vet aksidentuar me motoçikletë dhe si pasojë e lëndimeve ka vdekur, po krejt kjo nuk doli kështu dhe shpejt u mor vesh se G.B, rrahu djalin me për vdekje. Gazeta Express nga burimet merr vesh se pas mbytjes se djalit, ai rrahu keq edhe vajzën 17-vjeçare
Me datë 24 maj 2018, në orën 00:40, në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kamenicë, është dërguar nga familjarët pa shenja jete, 14-vjeçari L.B, i lindur më 2004. Rastin e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës, por Express ka marrë vesh nga burimet e saj disa informata shtesë rreth kësaj ngjarjeje.

Djali 14-vjeçar, L.B, pasi u rrah keq nga babai, atë e mbyllën në një dhomë të shtëpisë, ku qëndroi për 4 orë. Më pas, në mesnatë ai ndërroi jetë.

“Pas hetimeve te para në vendin e ngjarjes nga njësitet e hetimeve rajonale të Policisë së Kosovës dhe Prokurorit të shtetit dyshohet se si pasoj e dhunës fizike – rrahjes të ushtruar nga i dyshuari – prindi i viktimës G. B. Shqiptar shtetas i Kosovës, lindur me 1958, si pasoj e goditjeve me mjete të forta besohet shkop druri, fëmija ka ndërruar jetë”, ka thënë policia.

Sipas familjarëve viktima kishte pësuar vet aksident me motoçikletë në fshatin Karaqevë dhe kishte marrë lëndime të rënda trupore dhe për shkak të lëndimeve ai kishte vdekur.

Por, ngjarja nuk është pikërisht si u raportua.

Policia thotë se pas hetimeve të para, rasti nuk është aksident trafiku, por dyshohet se viktima ishte rrahur nga babai i tij, dhe për shkak të lëndimeve, ka ndërruar jetë.

Bëhet e ditur se babai, G. B. ka goditur për vdekje djalin e tij L.B, me shkop të drurit dhe një shkop – plastikë. Në vend të ngjarjes, janë gjetur njolla gjaku dhe një telefon celular i viktimës.

“Sipas hetimeve të para dyshohet se motivet e kësaj ngjarje të rëndë janë për shkak se i ndjeri kishte marr të hollat dhe i kishte harxhuar pa dijeninë e prindit të tij”, thotë Policia. E kjo shumë e parash Express merr vesh se ishte rreth 1 mijë euro.

“Dyshohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të datës 23 maj 2018 në njërën nga dhomat e shtëpisë së të dyshuarit në fjalë, i dyshuari e kishte mbajtur viktimën në dhomën e njëjtë deri rreth orës 24:00 dhe pasi që iu kishte keqësuar gjendja shëndetësore i dyshuari kishte vendosur ta dërgoje tek mjeku me ndihmën e familjareve të tij, mirëpo kur është dërguar në QKMF-Kamenicë rreth orës 00:40, ka qenë tepër vonë dhe mjeku kujdestar veç ka mundur me konstatuar se fëmija është pa shenja jete. Sipas hetimeve të para dyshohet se motivet e kësaj ngjarje të rëndë janë për shkak se i ndjeri kishte marr të hollat dhe i kishte harxhuar pa dijeninë e prindit të tij”, raporton policia, shkruan Express.

Burimet e Express tregojnë se pas gjithë kësaj ngjarje, babai G.B, ka rrahur edhe vajzën e tij 17-vjeçare me gyp të plastikës.

Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës, L.B, është dërguar në institutin mjeko ligjor në Prishtinë ndërsa ndaj të dyshuarit caktohet masa e ndalimit prej 48 orë, rasti është i klasifikuar si “Vrasje e rëndë”.

Rasti është duke u hetuar nga ana e Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe Policisë së Kosovës./GazetaExpress/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Atlético Madrid prezanton uniformën e re, por pa Griezmann
Previous article Çfarë rrezikon Milani? A do të zgjidhet në CAS-in e Lozanës?

Ina.Autor

Postime të ngjashme

VENDIMI I PLOTË/ Gjykata Kushtetuese i jep Erion Veliajt fitoren e dytë kushtetuese, çështja kthehet për rishqyrtim... Aktualitet

VENDIMI I PLOTË/ Gjykata Kushtetuese i jep Erion Veliajt fitoren e dytë kushtetuese, çështja kthehet për rishqyrtim...

KUSHTETUESJA SËRISH NË FAVOR TË VELIAJT: Shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë Aktualitet

KUSHTETUESJA SËRISH NË FAVOR TË VELIAJT: Shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë

SURPRIZON MOTI/ Stuhi shiu e breshëri në Korçë, dëme në bujqësi dhe probleme në qarkullim Aktualitet

SURPRIZON MOTI/ Stuhi shiu e breshëri në Korçë, dëme në bujqësi dhe probleme në qarkullim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT