• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKTAKUZA/ Prokuroria Speciale në Hagë kërkon që Apeli t’u refuzojë ankesat ish-krerëve të UÇK-së
Home
Rajon

AKTAKUZA/ Prokuroria Speciale në Hagë kërkon që Apeli t’u refuzojë ankesat ish-krerëve të UÇK-së

22 February, 2021 F.autor Rajon

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka kërkuar që ankesat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit ndaj vendimit të gjykatësit Nicolas Guillou lidhur me vazhdimin e paraburgimit ndaj tyre të refuzohen nga paneli i gjykatësve të Gjykatës së Apelit brenda Gjykatës Speciale.

Për të gjitha ankesat e ushtruara nga ekipet e mbrojtësve të ish-krerëve të UÇK-së, ZPS ka kërkuar që Gjykata e Apelit t’i hedhë poshtë duke i refuzuar tërësisht, shkruan Express.

Ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishin deklaruar të pafajshëm në paraqitjet e tyre të para përpara Gjykatës Speciale.

Aktakuza ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor të vitit të kaluar. Aktakuza i bën përgjegjës ata për një sërë krimesh që pretendohet të jenë kryer midis marsit 1998 deri në shtator 1999.

Sipas aktakuzës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të “ndërmarrjes së përbashkët kriminale” kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë. Aktakuza u vë barrë atyre, ndërsa i akuzon se ishin ose do të duhej të ishin në dijeni të krimeve tjera.

“Ndër këta kundërshtarë përfshiheshin persona që ishin, ose që konsideroheshin se kishin qenë: (a) bashkëpunëtorë ose të lidhur me forca, zyrtarë ose institucione shtetërore të RFJ-së, ose që (b) ndryshe nuk mbështetnin qëllimet ose metodat e UÇK-së dhe më vonë të QPK-së, ndër të cilët persona të lidhur me LDK-në dhe serbë, romë dhe persona të kombësive të tjera (bashkërisht, ‘kundërshtarët’). Ky qëllim i përbashkët përfshinte krimet e përndjekjes, burgosjes, arrestimit dhe ndalimit arbitrar ose të paligjshëm, akte të tjera çnjerëzore, trajtimin mizor, torturën, vrasjen dhe zhdukjen me forcë të personave”, thuhet ndër tjerash në aktakuzë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JEP LAJMIN E SHUMEPRITUR/ OBSH: Rastet pozitive me COVID në të gjithë botën janë...
Previous article “PO PRESIM NGA NJË SHTET MIK...”/ Rama: Brenda marsit vjen e gjithë sasia e mbi 41 mijë dozave

F.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT