• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Aksioni për ujin/ Kontrollohen 280 biznese, 8 të shoqëruar për lidhje të paligjshme
Home
Aktualitet
Drejtësi

Aksioni për ujin/ Kontrollohen 280 biznese, 8 të shoqëruar për lidhje të paligjshme

7 February, 2018 g.autor Aktualitet, Drejtësi, Sociale

Një javë nga nisja e aksionit për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të ujit të pijshëm, si pjesë e reformës kombëtare të ujit, në të gjithë kryeqytetin janë verifikuar 280 biznese.

Janë rreth 15 grupe Task-Force, të cilat me ndihmën e Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake dhe stafit teknik të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, po vijojnë aksionin në terren për verifikimin dhe ndërprerjen e të gjitha rasteve të lidhjeve të paligjshme nga bizneset, me qëllim përmirësimin e situatës së furnizimit me ujë të pijshëm në kryeqytet.

Aksioni i sotëm pranë zonës së njohur si “21 Dhjetori” dhe “Zogu i Zi”, u ndoq nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, dhe Drejtori i Përgjithshëm i UKT-së, Redi Molla, të cilët theksuan vendosmërinë për të disiplinuar shfrytëzimin e ujit të pijshëm në Tiranë.

“Vazhdon në mënyrë intensive kontrolli në të gjitha bizneset e qytetit të Tiranës, të cilët shërbehen nga UKT, për lidhje të paligjshme të ujit. Sot jemi duke funksionuar me më shumë se 15 grupe pune, të cilat njëkohësisht në disa zona të qytetit po kontrollojnë bizneset, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit, Policinë Bashkiake, Tatimet qendrore dhe Tatimet e Bashkisë, në mënyrë që çdo biznes që ka një lidhje uji, ta ketë atë me kontratë të ligjshme, funksionale dhe sipas rregullave”, u shpreh Mazniku.

Ai u bëri thirrje konsumatorëve familjarë që të përfitojnë nga afati deri më 28 shkurt, për të lidhur kontratat e rregullta me UKT-në dhe për të nënshkruar akt-marrëveshje për pagesat e prapambetura, duke përfituar nga skema e pagesës me këste.

“Përfitoj nga rasti për t’u thënë të gjithë qytetarëve të Tiranës, që nëse kanë një lidhje të paligjshme të vijnë ta fomalizojnë, të marrin një kontratë me UKT-në në mënyrë që të mos penalizohen. Të kenë mundësi që në qoftë se kanë pagesa të prapambetura të bëjnë sërish një marrëveshje me UKT-në për t’i bërë këto pagesa me këste për një periudhë të gjatë”, tha Mazniku.

Nga verifikimi në terren në 280 biznese, janë konstatuar 8 raste abuzimi, të cilët janë shoqëruar nga policia.

Mazniku theksoi se UKT është e vendosur që të përfundojë me inspektimin e gjithë bizneseve dhe nga 1 marsi të vijojnë verifikimet edhe te konsumatorët familjarë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nuk keni për ta besuar, por këta njerëz ekzistojnë vërtetë (FOTO)
Previous article ALARMI/ Arta Marku mesazh të fortë nga Elbasani: Zonë ‘e nxehtë’ kriminaliteti, po investojnë në punët publike

g.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT