• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIONI NË PIKËN E GORICËS/ Policia jep DETAJET: Sekuestrohen 114 kg kanabis, 4 të arrestuar
Home
Breaking News

AKSIONI NË PIKËN E GORICËS/ Policia jep DETAJET: Sekuestrohen 114 kg kanabis, 4 të arrestuar

7 November, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Korçës ka dalë në një komunikatë zyrtare në lidhje me aksionin që çoi në sekuestrimin e 114 kg kanabis.

Burime zyrtare bënë me dije se në pranga ranë 4 persona. Aksioni u krye në pikën kufitare të Goricës.

Gazetarja Dorjana Bezat tha në një lidhje live për ‘News24’ se policia prej 2 javësh kishte nën vëzhgim të dyshuarit që kryenin trafik ndërkombëtar droge nga Shqipëria drejt Greqisë.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet operacioni policor i koduar “Restart”.

Operacioni pas një hetimi dyjavor, zhvilluar nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme dhe Narkotikët në DVP Korçë, Prokuroria, Policia Kufitare Korçë në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Goditet një grup i strukturuar kriminal, në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek.

Vihen në pranga 4 shtetas, 3 prej të cilëve me precedent të mëparshëm penal në fushën prodhimit, shitjes, trafikimit të narkotikëve dhe dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.

Sekuestrohet 114 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 1 armë sportive, 4 automjete, 1 presë që shërbente për paketimin e lëndës narkotike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Korçë dhe Forcat e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, pas një pune intensive hetimore dyjavore, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Restart”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Ligor Romaçka, 29 vjeç, banues në Korçë.

Joni Mosku, 36 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”).

Idriz Manej, 66 vjeç, banues në Shkodër, (i dënuar më parë për veprën “Trafikimi i narkotikëve”).

Albion Çiko, 21 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq (i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”).

Falë një pune të mirëorganizuar nga shërbimet e policisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Goricë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, u bë kapja e shtetasit Joni Mosku, me mjetin tip “Opel Meriva”, brenda të cilit iu gjet e fshehur 66 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Gjithashtu gjatë kontrollit të një magazine në lagjen nr. 1, Korçë, të marrë në përdorim nga shtetasi Ligor Romaçka, në brendësi të një mjeti tip “Opel Meriva”, pa targa, pa dokumentacion, u gjet një sasi tjetër prej 48 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe një presë që shërben për paketimin e lëndës narkotike, si dhe gjatë kontrollit të banesës së tij, u gjet një armë sportive tip pistoletë.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale ishin edhe dy shtetasit Idriz Menaj, në rolin e poseduesit të lëndës narkotike dhe shtetasi Albion Çiko, i cili kishte kryer modifikimin e mjetit, me qëllim fshehjen e sasisë së lëndës narkotike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total 114 lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 1 armë sportive tip pistoletë, 4 automjete, 6 aparate celularë dhe 1 pajisje metalike (presë) e cila shërbente për paketimin e lëndës narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve sportive”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ETHET E FORTA TË GARËS SA VIJNË EDHE SHTOHEN/ Arjola ZBULON nëse do të sakrifikonte dikë për finalen
Previous article "SHPËTIMIMI YNË ËSHTË VAKSINA"/ Pirro Milkani: Jeta jonë është më e bukur kur pozojmë krah nipave...

s.autor

Postime të ngjashme

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT