Mësohen detaje të reja për superaksionin e zhvilluar sot në Nikël të Krujës. Numri i të shoqëruarve ka shkuar në 11. Për të kapur mat 11 ‘të fortët’, forcat speciale, RENEA dhe FNSH-ja kanë përdorur një truk të vogël. Që në orën 04.00 të mëngjesit në të gjithë zonën e Niklës janë fikur dritat. Kjo ka bërë që të fortët të izoloheshin në banesa e policia t’ju shkonte në derën e shtëpisë.
Ndërkohë që pas shoqërimit të 11 personave, 2 prej të cilëve të arrestuar, pritet që të nisë edhe hetimi pasuror. Ata dyshohen për disa vepra kriminale të ndodhura në këtë zonë në vitet e fundit. Kujtojmë që nga janari i këtij viti janë sekuestruar 40 mln euro pasuri e grupeve kriminale në të gjithë vendit.
Nga operacioni 11 persona u shoqëruan, ndërsa 2 prej të cilëve kanë urdhër arresti Durim Bami dhe Flamur Haka. Ndërsa të shoqëruar janë Marenglen Haka (nipi i Flamur Hakës), Bedri Haka, Valter Bami dhe Ylli Cangu (kunati i Durim e Valter Bamit). Ylli Cangu është djali i Naim Cangut që mbeti i vrarë në atentatin e Azem Hajdarit. Naim Cangu ishte me Fatmir Haklajn dhe Jaho Mulosmanin.


