Policia e Mallakastrës dhe DVP Fier të mbështetur nga FNSH, kanë bërë kontrolle të befasishme në lokale e akse rrugor për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Si rezultat i kontrolleve policia kap dhe ndalon dy të kërkuar. Po si rezultat i kontrolleve, janë shoqëruar për verifikim 8 shtetas me precedentë penalë në fushën e krimeve ndaj jetës e pronës.
Konkretisht u ndaluan shtetasit:
1.Fatmir Merkaj, 26 vjeç, banues në Kutë, Mallakastër.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Fier për veprën penale “Tentativë vrasje”, për të cilën Gjykata e ka dënuar me 6 vite burgim.
Në datën 20.08.2016, në fshatin Kutë, për motive të dobëta ka tentuar të vrasi me armë zjarri shtetasin T.A, 40 vjeç.
2.Muharrem Saliaj, 65 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas u ndalua për llogari të DVP Gjirokastër pasi ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, për të cilën Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”.


