• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIONI NË DURRËS/ Policia publikon PAMJET: Sekuestrohen eksploziv C4, granata dore e municion luftarak, 3 të arrestuar
Home
Breaking News

AKSIONI NË DURRËS/ Policia publikon PAMJET: Sekuestrohen eksploziv C4, granata dore e municion luftarak, 3 të arrestuar

13 July, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Durrësit jep detaje dhe publikon pamjet e aksionit në këtë qytet, ku janë arrestuar tre persona, si dhe janë sekuestruar lëndë eksplozive C4, 2 granata dore, 4 kapsolla detonatore dhe municion luftarak.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se kanë rënë në poranga shtetasit Mersin Sadiku, Isuf Bami dhe Ilir Mema.

Siç raportoi më herët gazetarja Haxhiaj për “BalkanWeb”, gjatë aksionit policia ka bllokuar dhe një makinë super-luksoze me targa angleze tip “Mc Claren”, që kap vlerën e rreth 1 milion eurove.

Njoftimi i policisë:

Strukturat policore të DVP Durrës dhe komisariatet në varësi të saj, kontrolle të befasishme për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri e lëndë narkotike apo që kryejnë vjedhje banesash e lokalesh.

Si rezultat i kontrolleve të befasishme, në Durrës është vënë në pranga një shtetas që trafikonte municion luftarak, një tjetër për një sërë vjedhjesh në banesa e lokale, ndërsa në Krujë është kapur një person në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

Sekuestrohen lëndë eksplozive C4, 2 granata dore, 4 kapsolla detonatore dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar me kontrolle të befasishme me pika të lëzishme kontrolli, me afate kohore të ndryshme.

Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 17, Durrës, gjatë kontrollit të ushtruar në një mjet taksi në të cilin ishte pasagjer shtetasi M. S., kanë gjetur në çantën e tij, 2 granata dore, 4 kapsolla detonatore, 491 gramë lëndë eksplozive e dyshuar si C4 dhe 490 fishekë luftarak, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, shtetasi M. S., 55 vjeç, banues në Shkodër.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, kapën dhe ndaluan shtetasin I. B., 64 vjeç, banues në fshatin Tapizë, Krujë, pasi në datë 19.06.2021, gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij janë gjetur të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, në kuadër të operacionit policor të koduar “Përsëritësi”, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin I. M., 50 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas u arrestua në flagrancë pasi gjatë orëve të para të mëngjesit u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur një shumë parash dhe sende personale në mjetin e shtetases S. Z. Në vijim të veprimeve rezultoi se ky shtetas është autor i dyshuar i vjedhjes së sendeve të ndryshme personale në 3 automjete të ndryshme, gjatë muajin qershor.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

VIDEO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK JEMI BASHKË"/ Stresi konfirmon ndarjen nga Keisi dhe ka dy fjalë për të
Previous article KUJDES! 6 gabime që i bëjnë vaktet tuaja më pak të shëndetshme

s.autor

Postime të ngjashme

KËRKOHEJ NGA ITALIA/ Kapet në Vaun e Dejës 71-vjeçari, për çfarë akuzohet (EMRI) Aktualitet

KËRKOHEJ NGA ITALIA/ Kapet në Vaun e Dejës 71-vjeçari, për çfarë akuzohet (EMRI)

ARRESTOHEN 10 PERSONA/ Trafikuan mbi 500 emigrantë nga Shqipëria drejt Greqisë, goditet rrjeti kriminal me fitime 750 mijë euro Aktualitet

ARRESTOHEN 10 PERSONA/ Trafikuan mbi 500 emigrantë nga Shqipëria drejt Greqisë, goditet rrjeti kriminal me fitime 750 mijë euro

E RËNDË/ Po kryente punime në nënstacionin elektrik, e zë korrenti dhe ndërron jetë 50-vjeçari në Vlorë Aktualitet

E RËNDË/ Po kryente punime në nënstacionin elektrik, e zë korrenti dhe ndërron jetë 50-vjeçari në Vlorë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT