Drejtoria e Tatimeve ka bërë bilancin e aksionit të kontrolleve të bizneseve që veprojnë në zonën e bregdetit. Sipas burimeve zyrtare në rreth 2 muaj kontrolle intensive në subjektet që ushtrojnë aktivitet në bregdet administrata janë konstatuar shkelje që arrijnë në 75.2 mln lekë.
Ndërkohë që rreth 200 biznese operonin pa u regjistruar në organet tatimore. Kontrollet kanë ndikuar në rritjen e detyrimeve që bizneset duhet të paguajnë për TVSH-në.
Sipas adminstratës tatimore rreth 320 tatimpaguess kanë deklaruar punonjësit të cilët më parë i mbanin pa sigurime. Në fokus të punës, për kontroll dhe verifikim janë vënë jo vetëm hotelet, njësitë e vogla akomoduese familjare, por edhe restorantet, baret dhe plazhet private.


