Sot në një operacion të përbashkët të Policisë së Shtetit me DEA-n amerikane të koduar “Sintetiku” është bërë i mundur arrestimi i dy amerikanëve që kishin ngritur në Tiranë një bazë ku do të përpunonin drogë sintetike. Por çfarë është droga sintetike?
Gjatë viteve të fundit i është kushtuar shumë vëmendje varësisë nga drogat sintetike duke qenë se përdorimi i tyre është përhapur me një shpejtësi marramendëse te tw rinjtë.
Këto substanca, njësoj si kokaina, ushtrojnë një efekt stimulant në sistemin nervor qendror. Efektet e tyre kryesore janë përmirësimi i gjendjes shpirtërore, zvogëlim të ndjesisë së lodhjes dhe i oreksit.
Por në momentin që përfundojnë efektet fillestare stimulante, dalin në pah depresioni, lodhja, ankthi dhe depresion. Drogat sintetike mund të çojnë drejt vdekjes.


