Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama u tregua i prerë duke paralajmëruar të gjitha bizneset që nuk lëshonin kuponin tatimor.
Ai u ndal tek lokalet e natës, ku theksoi se në rast të kundër do të vendosen gjoba.
Përmes një statusi në ‘Facebook’, Rama tregon se tashmë dy lokale nate jane bllokuar ligjërisht për moslëshim kuponi.
‘Zero tolerancë për çdo abuzim me ligjin’, shprehet kryeministri.
Statusi i plotë:
#STOPINFORMALITETIT✋
Lokalet e natës në Tiranë kanë nisur të bllokohen ligjërisht për moslëshim kuponi!
#ZeroTolerancë për çdo abuzim me ligjin



