• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIONI I RENEA NË POGRADEC/ Caktohen masat e sigurisë për 6 të arrestuarit
Home
Aktualitet
Kronikë

AKSIONI I RENEA NË POGRADEC/ Caktohen masat e sigurisë për 6 të arrestuarit

20 January, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Korçës ka vendosur sot (20 janar) masat e sigurisë për të arrestuarit që u vunë në prangat e policisë në kuadër të aksionit të RENEA-s në Pogradec që u zhvillua më 17 janar.

Sipas njoftimit Gjykata ka vendosur masat arrest me burg për Fatjon Bono, Eris Çekani dhe Aldi Hoxha.

Për Denis Xhemollarin ka vendosur masën arrest shtëpie, ndërsa detyrim paraqitje është caktuar për Arbi Berberin dhe Enxhi Xhemollarin.
Kur u zhvillua aksioni RENEA-s në Pogradec

Më 17 janar 2025 RENEA zbarkoi në Pogradec. Ndihmuar nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Operacionalja dhe Policia e Korçës, forcat blu kontrolluan 28 shtëpi të personave të lidhur me botën e krimit. 14 u shoqëruan në komisariatin e Pogradecit, dhe në fund 6 prej tyre u arrestuan.

Në banesën e Fatjon Bonos, u gjetën 86 mijë euro, qindra litra naftë kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, dhe një makinë Land Rover të vitit 2018, të cilat u sekuestruan. Bono ka qenë më herët i arrestuar për vepra të ndryshme penale, përfshirë pikëpamjet e rij radikale në përkrahje dhe rekrutim në grupin ekstremist ISIS.

Në banesën e Aldi Hoxhës, iu gjetën 121 mijë euro në valuta të ndryshme, 2 armë gjahu, pistoletë pa leje, municione dhe 2 thika fluturë.

4 të tjerëve të arrestuar, Eris Çekani, Denis Xhemollari, Arbri Berberi dhe Enxhi Xhemollari, iu gjetën thika, kokaine, shufra hekuri si të policisë dhe aparate celular me aplikacione për lojëra fati.

Njoftimi i plotë:

Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 20.01.2025 ora 09:30 seanca me objekt: “Vleftësim arrestimi në flagrancë, caktim mase sigurimi”, ndaj shtetasve Fatjon Bono, Eris Çekani, Denis Xhemollari, Arbi Berberi, Enxhi Xhemollari, Aldi Hoxha, ku gjykata në përfundim vendosi:

1- Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj shtetasit Fatjon Bono, i dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, të parashikuar nga nenet 179/2 dhe 287 të Kodit Penal.

2- Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj shtetasit Eris Çekani, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje armëve të ftohta“ dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 279/1 dhe 278/3 i Kodit Penal.

3- Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” ndaj shtetasit Denis Xhemollari, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

4- Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj shtetasit Arbi Berberi i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga neni 279/1 i Kodit Penal.

5-Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj shtetasit Enxhi Xhemollari, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Organizimi i llotarive të palejuara”, parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.

6-Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj shtetasit Aldi Hoxha, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimatrisë kriminale” dhe “Organizmi i llotarive të palejuara”, parashikuar nga nenet 278/3, 279, 287 dhe 197 i K.Penal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CEREMONIA/ Kamala Harris i uron mirëseardhjen zv.presidentit të ri, JD Vance
Previous article CEREMONIA E INAGURIMIT/ Biden mirëpret Trump në Shtëpinë e Bardhë

s.autor

Postime të ngjashme

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike Aktualitet

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit Aktualitet

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT