• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIONI BLIC I POLICISË/ 100 të arrestuar në të gjithë vendin. Kontrollohen mbi 1800 automjete dhe kapen shuma eurosh
Home
Aktualitet
Kronikë

AKSIONI BLIC I POLICISË/ 100 të arrestuar në të gjithë vendin. Kontrollohen mbi 1800 automjete dhe kapen shuma eurosh

15 January, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Nga kontrollet blic të Policisë në të gjithë vendin janë arrestuar disa persona në kërkim si dhe janë sekuestruar shuma të mëdha parash. Policia e Shtetit bëri me dije se janë kontrolluar 1872 automjete dhe 134 ambiente të ndryshme, pasi Policia dispononte informacione operative me risk. Në të njëjtën kohë, janë shoqëruar për verifikim në ambientet e Komisariateve të Policisë në të gjithë vendin 112 shtetas, ndër ta 32 persona me precedentë penalë/kriminalë.BILANCI

Gjatë kontrolleve në Fier, nga shërbimet e DVP Fier, në bashkëpunim me FNSH Fier, u kap dhe u arrestua shtetasi E. H., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të automjetit, në çantën e tij të krahut, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak. Në Shkodër, gjatë kontrollit të automjetit me drejtues shtetasin B. S., 22 vjeç, Policia gjeti dhe sekuestroi shumën 31200 euro. Këtë shumë eurosh, drejtuesi i mjetit deklaroi se e kishte sjellë nga Tirana, për llogari të një shtetasi në Shkodër. Vijon puna për kapjen dhe shoqërimin e tij. Në Vlorë, nga shërbimet e DVP Vlorë, në bashkëpunim me FNSH u kontrolluan banesa të personave në kërkim, njëri nga të cilët u kap në Vlorë, konkretisht shtetasi P. N., me masë sigurie “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Nga Policia Kufitare në Qafë-Botë, Sarandë, u kap shtetasi në kërkim M. S., banues në Dhërmi, Himarë, të cilit Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë dhe “Falsifikimi i vulave dhe stampave” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim gjatë operacionit policor të koduar “Himara”, pasi dyshohet se nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, vulave, stampave e formularëve, ka tjetërsuar dhe përfituar sipërfaqe të konsiderueshme toke, në bregdetin e Himarës dhe Dhërmiut, të cilën më pas e ka kaluar në pronësi të tij ose e ka shitur tek persona të tjerë.Në Tiranë u kapën dhe u shoqëruan për veprime të mëtejshme shtetasit D. S. dhe Sh. H., pasi u konstatuan me lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza. Njëkohësisht, në të gjithë vendin u bllokuan edhe 33 automjete pa dokumentacion dhe disa të shpallura “alert”. Kontrollet e befasishme me intervale të shkurtra kohore dhe në lëvizje do vijojnë në të gjithë vendin, edhe në ditët në vijim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TË DUA VËRTETË"/ Einxhel dhe Dagz shijojnë romancën e tyre
Previous article BABAI VRAU DJEMTË, PLAGOSI GRUAN DHE VETEN/ Në të kaluarën kishte kërcënuar edhe të afërmit, çfarë ndodhi para krimit të tmerrshëm

s.autor

Postime të ngjashme

ORGANIZOI VRASJEN E DEVI KASMIT/ Kush është i dënuari përjetë që u ekstradua nga Rumania Aktualitet

ORGANIZOI VRASJEN E DEVI KASMIT/ Kush është i dënuari përjetë që u ekstradua nga Rumania

ATENTATI I DËSHTUAR NË ELBASAN/ 52-vjeçari donte të hakmerrej për plagosjen e të vëllait pas 15 vitesh Aktualitet

ATENTATI I DËSHTUAR NË ELBASAN/ 52-vjeçari donte të hakmerrej për plagosjen e të vëllait pas 15 vitesh

ARRESTOHET NË RUMANI I DËNUARI PËR VRASJE/ Ekstradohet një tjetër shqiptar nga Mbretëria e Bashkuar për trafik droge Aktualitet

ARRESTOHET NË RUMANI I DËNUARI PËR VRASJE/ Ekstradohet një tjetër shqiptar nga Mbretëria e Bashkuar për trafik droge

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT