• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIONI ANTIINFORMALITET/ “Booking” në sitë nga Qeveria, Denaj: Probleme me 800 subjekte…
Home
Aktualitet

AKSIONI ANTIINFORMALITET/ “Booking” në sitë nga Qeveria, Denaj: Probleme me 800 subjekte…

6 August, 2019 Delo.autor Aktualitet

Që prej disa javësh, qeveria shqiptare me në krye ministren e Financave dhe të Ekonomisë, Anila Denaj, ka nisur aksionin antiinfromalitet.

Rezultatet e këtij aksioni i prezantoi ditën e djeshme vetë ministrja Denaj, ku theksoi se për periudhën në vijim, zbatimi i planit do të vazhdojë të shtrihet në të gjithë sektorët e konstatuar me risk si hoteleri-turizëm, hidrokarburet, produktet e akcizës dhe ndërtimit, ku fokus kryesor do të jetë koordinimi më i mirë i strukturave drejt zbulimit të evazionit në shkallë më të gjerë.

Në një deklaratë për mediat, Denaj theksoi se i gjithë plani operacional synon formalizimin e ekonomisë shqiptare me qëllim që paratë e konsumatorëve të shkojnë për përmirësimin e shërbimeve ndaj tyre.

“Në sektorin Hoteleri-Turizëm, nga Administrata Tatimore janë inspektuar rreth 2000 subjekte, ku kanë rezultuar me probleme rreth 40% e tyre. Nga kontrollet e zhvilluara nga Inspektorati i Punës, në 1,400 subjekte të inspektuara me 10 600 punonjës në total, 38% e tyre rezultojnë me probleme në sigurimin e punonjësve.

Gjithashtu, në kuadër të procesit të formalizimit, jemi duke komunikuar me përfaqësuesit e platformës “Booking.com”, të cilët nuk kanë ende përfaqësues tatimorë në vendin tonë për të formalizuar procedurat e deklarimeve të subjekteve shqiptare të regjistruara në këtë platformë. Karburantet kanë qenë gjithashtu në fokus të Planit Operacional dhe rezulton se janë bërë kontrolle nga Administrata Doganore në 231 subjekte. Ka nisur kontrolli në të gjitha magazinat e lira në Porto Romano dhe ka mbaruar kontrolli në 4 magazina të Gazit të Lëngshëm, ku në 2 prej tyre janë konstatuar shkelje dhe janë marrë sanksionet përkatës.

Paralelisht, Inspektorati Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI) ka nisur procedurën e inspektimit të të gjitha pikave të gazit me kontrolle, që do të vijojnë që nga magazinat e lira deri te pikat e mbushjes së gazit (autogazit)”, theksoi ministrja. Në vijim të prezantimit të rezultateve të aksionit, Denaj u ndal tek evazioni në produktet e akcizës. Sipas saj, ndonëse ka një ndërgjegjësim në tregtimin e hidrokarbureve, do të vijohet në verifikimin e tyre nga 7 grupe pune që janë në terren.

“Ndonëse vihet re ndërgjegjësim në sektorin e karburanteve, kemi nisur procesin e certifikimit të regjimit automatik në tregtimin e hidrokarbureve. Në gjuhën teknike, procedura e ‘plumbçosjes’. Janë angazhuar në terren 7 grupe pune, të cilat do të asistojnë me këtë procedurë deri në fund të muajit Shtator, 1200 subjekte që operojnë në fushën e karburanteve. Sektori i cigareve është gjithashtu ndër prioritetet tona dhe jemi në fazën e investigimit përmes strukturave operative për të identifikuar pikat e shitjeve dhe fabrikat e përpunimit dhe së bashku me strukturat e tjera ligjzbatuese po përgatisim një plan të detajuar veprimi, i cili do të zbatohet në periudhën në vijim. Për produktet e tjera të akcizës, siç janë pijet alkoolike, vazhdojnë kontrollet në magazinat fiskale dhe si në rastin e subjektit të birrës dje, nuk do të ketë asnjë tolerancë për këdo subjekt që abuzon dhe gjobat do të jenë shumë të rënda”, theksoi ajo.

Subjekt monitorimi është bërë edhe sektori i ndërtimit ku Denaj theksoi se: “Ka nisur monitorimi i 160 subjekteve që kanë rezultuar me rënie në xhiro, janë përcaktuar gjithashtu 20 subjekte të mëdha në këtë fushë, të cilat do të analizohen së bashku me specialistët nga Drejtoria e Krimit Ekonomik. Ndërkohë që vetëm për muajin korrik 2019 janë referuar në Prokurori 10 subjekte me shkelje”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "A PIHET PURO NË PISHINA?" Bes Kallaku i kthen përgjigjen epike fansit (FOTO)
Previous article SHQIPARI E RRËMBEU DHE PËRDHUNOI ISH-TË DASHURËN PËR 3 DITË/ Si shpëtoi ajo duke u hedhur nga makina (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET/ Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren Aktualitet

ZJARRET/ Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren

THELLOHET TRAGJEDIA/ Aksidenti me 3 të vdekur në Manzë, humb jetën edhe 16-vjeçari Klevis Dervishi Aktualitet

THELLOHET TRAGJEDIA/ Aksidenti me 3 të vdekur në Manzë, humb jetën edhe 16-vjeçari Klevis Dervishi

I DËNUAR PËR PËRDHUNIMIN E NJË 18-VJEÇAREJE/ 35-vjeçari shqiptar rikthehet në Angli duke thyer urdhrin e dëbimit, përfundon sërish në burg Aktualitet

I DËNUAR PËR PËRDHUNIMIN E NJË 18-VJEÇAREJE/ 35-vjeçari shqiptar rikthehet në Angli duke thyer urdhrin e dëbimit, përfundon sërish në burg

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT