Gazetarët e “News24” dhe “BalkanWeb”, kanë arritur të filmojnë aksionin e policisë pranë “Shkollës së Bashkuar”, në Tiranë.
Në video shihet momenti kur një makinë luksoze largohet nga efektivët e policisë, duke rrezikuar jetën e tyre.
Siç e shihni në pamjet që sjell “BalkanWeb”, Forcat Speciale i ndalin para makinës me xhama të zinj, ku të maskuar dhe me armë kërkojnë të hapin derën, por shoferi i jep gaz mjetit dhe largohet me shpejtësi.