• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSION POLICOR NË TIRANË/ Arrestohen 11 shtetas dhe procedohen penalisht 10 të tjerë, për vepra të ndyshme penale
Home
Aktualitet
Kronikë

AKSION POLICOR NË TIRANË/ Arrestohen 11 shtetas dhe procedohen penalisht 10 të tjerë, për vepra të ndyshme penale

6 December, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

11 shtetas janë vënë në pranga dhe janë proceduar penalisht 10 të tjerë për vepra të ndryshme penale. Policia bën me dije se janë arrestuar A. D., 30 vjeç E. K., 28 vjeçe,T. J., 25 vjeç N. B., 54 vjeç E. H., 29 vjeç, L. C., 21 vjeç A. B., 21 vjeç, M. H., 27 vjeç, I. D., 26 vjeç,  K. B., 34 vjeç dhe P. L., 40 vjeç.

Të arrestuarit akuzohen për vepra penale si vjedhje, lëndë narkotike, dhunë, shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor etj.

Tiranë

Vihen në pranga 11 shtetas dhe procedohen penalisht 10 të tjerë, për vepra të ndyshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 30 vjeç, pasi i ka vjedhur me dhunë çantën e dorës, shtetases E. K., 28 vjeçe, dhe gjatë tentativës për t’u larguar, ka plagosur lehtë me mjet prerës, shtetasin E. D., 54 vjeç, i cili ka tentuar ta ndalojë.
—-
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. N., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një mjet prerës thikë.

Gjithashtu, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit T. J., 25 vjeç, si dhe proceduan penalisht shtetasin T. Th., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e shtetasit T. J., u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, ndërsa shtetasi T. Th. nuk ka kallëzuar krimin.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. B., 54 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime, pa lejen e organeve kompetente.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– E. H., 29 vjeç, pasi ka shkelur masë e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës;
– L. C., 21 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.

—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. B., 21 vjeç, i dënuar më parë për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe M. H., 27 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim krimi”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
—-
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– I. D., 26 vjeç, pasi u kap duke duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi;

– K. B., 34 vjeç dhe P. L., 40 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
—-
U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit:

– K. A., 40 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”;

– A. M., 35 vjeç dhe A. I., 63 vjeç, për veprën penale “Kanosja”;

– R. D., 36 vjeç, O. H., 15 vjeç dhe P. Z., 15 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”;

– E. S., 60 vjeç dhe G. S., 41 vjeç, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”;
—-
Më datë 04.12.2021, shtetasja A. R., 32 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa e saj, vajza e mitur, shtetasja B. Xh., 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Italia merr masa të reja, të pavaksinuarit nuk do lejohen në ambientet e brendshme të...
Previous article MOTI I KEQ NË KUKËS/ Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht, ja zona më problematike (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT