Policia e Kosovës është duke realizuar një aksion në disa lagje të Prishtinës. Qëllimi i këtij aksioni është identifikimi dhe arrestimi i disa personave të dyshuar për vrasje, e që janë shtetas të huaj në kërkim ndërkombëtar, raportojnë mediat kosovare.
“Policia e Kosovës është duke realizuar një operacion policor në Prishtinë, i cili operacion ka për qëllim identifikimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar për vrasje, e që janë shtetas të huaj në kërkim ndërkombëtar”, ka thënë Zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha.
“Njësitet kompetente dhe ato speciale në koordinim dhe bashkërendim janë ende duke zhvilluar operacionin dhe për detaje do te njoftoheni me kohë pas përfundimit te operacionit”, tha Hoxha.