• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSION NË SARANDË/ Tentuan të trafikonin jashtë vendit rreth 36 kg kanabis, vihet në pranga çifti i armatosur (EMRAT)
Home
Aktualitet
Kronikë

AKSION NË SARANDË/ Tentuan të trafikonin jashtë vendit rreth 36 kg kanabis, vihet në pranga çifti i armatosur (EMRAT)

8 October, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Një çift bashkëshortësh, përkatësisht Lutfi Demçe, 38-vjeç dhe Shano Faslliu, 31-vjeçe janë prangosur nga policia e Sarandës për trafikim të lëndëve narkotike.

Policia njofton se ka sekuestruar 35.6 kg kanabis si dhe armë zjarri automatik dhe një sasi tjetër municioni luftarak.

Sipas policisë këta shtetas ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndës narkotike kanabis, të cilën synonin ta trafikonin jashtë vendit, si dhe aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve.

Policia bëri të mundur ndalimin e automjetit me drejtuese shtetasen Shano Faslliu, e cila në bashkëpunim me shtetasin Lutfi Demçen, po transportonte 2 emigrantë të paligjshëm, kundrejt shpërblimit monetar, drejt qytetit të Sarandës, me qëllim tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 35.6 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 1 armë zjarri automatik dhe një sasi municioni luftarak.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”  dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Liri e plotë për të vaksinuarit në Greqi, nga 9 tetori qytetarët i kthehen jetës normale
Previous article A MBAROI DELTA? Përgjysmohen urgjencat ditore në spitalet COVID. Bie numri i rasteve aktive dhe shtrimeve, ja situata

Delo.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit Aktualitet

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin Aktualitet

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT