• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSION “BLIC” NË AKSET PROBLEMATIKE/ Policia Rrugore arreston tre shoferë, pezullon 29 leje drejtimi
Home
Sociale

AKSION “BLIC” NË AKSET PROBLEMATIKE/ Policia Rrugore arreston tre shoferë, pezullon 29 leje drejtimi

18 November, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Policia Rrugore ka kryer kontrolle ‘blic’ në akset problematike të vendit me qëllim parandalimin e aksidenteve. Kështu në këtë operacion janë arrestuar tre  shoferë , të cilët u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Krahas arrestimeve, policia ka pezulluar edhe 29 leje drejtimi.

Njoftimi i policisë:

Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore gjatë fundjavës, Njësia Operacionale e Policisë Rrugore në DPPSH, në bashkëpunim me sektorët e Policisë Rrugore në qarqe, ka ushtuar kontrolle të befasishme në akset rrugore, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve, të cilat janë rrezik potencial për sigurinë e jetës së përdoruesve të rrugës. Gjatë fundjavës, nga kjo Njësi janë evidentuar dhe arrestuar 3 drejtues mjetesh, të cilët drejtonin mjetet në gjendje të dehur, me sasi alkooli nga 0.55 mg/l e deri në 0.67 mg/l.

Janë pezulluar 29 leje drejtimi, nga këto: 12 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, 13 për shpejtësi tej normave të lejuara, 3 për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 1 për  mungesën e kontrollit teknik të mjetit.

Gjithashtu, janë vendosur 79 masa administrative, nga këto: 8 për parakalime të gabuara, 9 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe 49 për parkime të gabuara. Kontroll i rreptë është ushtruar ndaj automjeteve të transportit publik (autobusë, fugona dhe taksi). Janë pezulluar 6 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, nga masa 0.33mg/l deri në 0.42 mg/l.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në 112 çdo rast të paligjshmërisë, duke u garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm dhe të paanashëm. #bashkëpërsigurinërrugore

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "GJITHMONË QENDROJ ME KËMBË NË TOKË"/ Flet "Bomberi" Piatek: Ne krijojmë pak raste si ekip, prandaj...
Previous article GRANIT XHAKA GJITHNJË E MË LARG ARSENAL/ Postimi i fundit i mesfushorit shqiptar “çmend” tifozët (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

FLUKSI I PUSHUESVE PARALIZON RRUGËT NË LEZHË/ Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore Aktualitet

FLUKSI I PUSHUESVE PARALIZON RRUGËT NË LEZHË/ Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË FIER/ Flakët përfshijnë pyllin e Trodhenit, era e fortë vështirëson ndërhyrjen! Nis operacioni nga ajri për izolimin e vatrës Aktualitet

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË FIER/ Flakët përfshijnë pyllin e Trodhenit, era e fortë vështirëson ndërhyrjen! Nis operacioni nga ajri për izolimin e vatrës

ZJARRET NË SHQIPËRI/ 6 vatra aktive, 3 nën mbikëqyrje, angazhohen 224 forca dhe një helikopter Aktualitet

ZJARRET NË SHQIPËRI/ 6 vatra aktive, 3 nën mbikëqyrje, angazhohen 224 forca dhe një helikopter

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT