Shqipëri i cili humbi jetën një ditë më parë në një aksident automobilistik quhet Arben Cekaj dhe është 50 vjeç, raportojnë këtë të hënë mediat italiane.
Ndërkaq, katër persona të tjerë, mes tyre një fëmijë, mbetën të plagosur. Ndryshe nga sa u raportua një ditë më parë në mediat italinae, këtë të hënë nuk flitet për versionin e një gare shpejtësie. Por, mediat lokale shkruajnë se makina që drejtohej nga Arben Cekaj me pasagjerë familjarë të tij, kishte destionacion plazhin.
Aksidenti
Ishte e diel paradite dhe familja që banon në Terni kishte planifikuar një ditë pushimi në plazh. Të pestë po udhëtonin me një makinë tip “Golf” që ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Incidenti ndodhi në zonën e Viterbos.
Drejtësi i mjetit, Arben Cekaj, raportohet se vdiq në vend, ndërsa katër pasagjerët mbetën të plagosur. Identitetet e personave të plagosur në aksident nuk bëhen me dije, por raportohet se janë familjarë të viktimës.
Pas përplasjes, 5 ambulanca dhe një helikopter shkuan në vendngjarje për ti dhënë ndihmë personave të aksidentuar. Disa media italiane raportojnë se makina me të cilën lëviznin shqiptarët bëri një manovër për të shmangur një tjetër automjet tip “Smart” para se të përplasej me pemën. Një hetim ka nga autoritet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Aksidenti shkaktoi edhe trafik të rënduar në zonë.






