• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIDENTI TRAGJIK QË I MORI JETËN DY VAJZAVE/ Policia: Ishin pasagjere! Dy të tjerat jashtë rrezikut
Home
Breaking News

AKSIDENTI TRAGJIK QË I MORI JETËN DY VAJZAVE/ Policia: Ishin pasagjere! Dy të tjerat jashtë rrezikut

14 September, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Behar Pema, shkaktari i aksidentit që i mori jetën dy vajzave mbrëmjen e të dielës tashmë është në pranga, pasi ka qenë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Sipas policisë makina tip Benz që ai drejtonte ka goditur makinën me të cilin udhëtonin katër vajza, duke lënë të vdekur dy prej tyre Lusida Garunja dhe Xheneta Qallia.

Ndërsa gjendja e dy të plagosurave Denisa Dibra dhe Nervida Garunja, është e stabilizuar dhe tashmë ato janë jashtë rrezikut për jetën.

“Në lidhje me informacionin e dhënë mbrëmjen e djeshme për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në dalje të tunelit të Krrabës, ku shtetasi B. P., 58 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin tip “Volksëagen”, me drejtuese shtetasen D. D., 26 vjeçe, banues në Shkodër dhe për pasojë kanë ndërruar jetë në spital dy pasagjeret, shtetaset L. G., 19 vjeçe dhe Xh. Q., 18 vjeçe, të dyja banuese në Shkodër, si dhe janë plagosur shtetaset D. D. dhe N. Q., 19 vjeçe, banuese në Shkodër, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën, bëjmë me dije se shërbimet e Policisë kanë kryer të gjitha veprimet hetimore.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:

B. P., 58 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale“, njofton policia.

Katër vajzat ishin duke udhëtuar drejt Korçës ku u goditën nga automjeti tip “Benz” që drejtohej nga Behar Pema. Në momentin e shpëtimit Nervida Garunja i tha uniformave blu se ai po bënte manovra të gabuara në rrugë pak para se të ndodhte aksidenti./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIM I RI/ Koronavirusi pushton qelizat e trurit, imunologu: Nëse infektohet, mund të ketë…
Previous article "PORTALE ORDINERE QË DREJTOHEN NGA TUTORË"/ Reagon Sandër Lleshaj: E vërteta e makinës sime luksoze

s.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E EDMOND SULË NË BËRXULLË/ Hetimet përqendrohen te konfliktet për pronat dhe lëvizjet e viktimës Aktualitet

VRASJA E EDMOND SULË NË BËRXULLË/ Hetimet përqendrohen te konfliktet për pronat dhe lëvizjet e viktimës

DHUNA NË ZVËRNEC/ Lirohet një nga rojet për dhunën në Zvërnec, lihet në qeli Geraldo Biba Aktualitet

DHUNA NË ZVËRNEC/ Lirohet një nga rojet për dhunën në Zvërnec, lihet në qeli Geraldo Biba

POSTA SHQIPTARE KALLËZON PUNONJËSIT/ Dyshohet se vodhën mbi 700 mijë euro në filialin në Durrës! Shkarkohet drejtoresha Aktualitet

POSTA SHQIPTARE KALLËZON PUNONJËSIT/ Dyshohet se vodhën mbi 700 mijë euro në filialin në Durrës! Shkarkohet drejtoresha

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT