• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Aksidenti TRAGJIK në Shkodër/ Parakalimi i GABUAR i foristradës që i mori jetën babait e dy fëmijëve
Home
Aktualitet
Kronikë

Aksidenti TRAGJIK në Shkodër/ Parakalimi i GABUAR i foristradës që i mori jetën babait e dy fëmijëve

19 February, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Mbrëmjen e djeshme humbën jetën babai dhe dy fëmijët në aksident, ndërsa gruaja e tij dhe vajza janë të plagosur në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës. Përpos tyre në spital ndodhen edhe dy persona, të cilët po udhëtonin në makinën me të cilën u përplas familja Preka.

Shkak i aksidentit nga të dhënat e para u raportua se ka qenë shpejtësia dhe mungesa e ndriçimit në rrugë, ndërsa gjithçka dyshohet se ka nisur nga parakalimi i gabuar i mjetit tip fuoristradë në të cilin po udhëtonin Sokol Mullaj 49 dhe Ndrek Gjergji 50-vjeç.

Në rrugën e plazhit në Velipojë, fuoristrada është futur në parakalim të gabuar, madje ka qenë me shpejtësi, ndërsa mungesa e ndriçimit ka bërë që të përplaset me ‘Alfa Romeon’ që po udhëtonte familja Preka. Megjithatë hetimet ende nuk kanë dalë në një rezultat përfundimtar për ngjarjen.

Nga aksidenti humbën jetën kryefamiljari Edmond Preka me dy fëmijët, djalin 9-muajsh dhe vajzën 5-vjeçe, ndërsa gruaja dhe vajza tjetër janë në spital. Vajza 10-vjeçe ndodhet në gjendje koma dhe mjekët japin pak shpresa, pasi ka dëmtime të rënda. Të plagosur, por jashtë rrezikut janë dy personat që ndodheshin në fuoristradë Sokol Mullaj dhe Ndrek Gjergji.

Viktimat
Edmond Preka-babai
Rajan Preka 9 muajsh-djali
Ajsel Preka 5-vjeçe-vajza

Të plagosur
Evisa Preka 36 vjeçe- gruaja
Noem Preka 10 vjeçe-vajza

Të plagosurit që ishin te makina tjetër
Sokol Mullaj, 49 vjeç.
Ndrek Gjergji, 50 vjeç.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pamje apokaliptike nga shpërthimi i vullkanit, njerëzit mendojnë fundin e botës (FOTO)
Previous article "KORRUPSIONI"/ Pas Adriatik Llallës, nis mbyllja e rrjeteve sociale nga "fëmijët e tjerë të vettingut". Jeta e çmendur (FOTOT)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"KUSH E ORGANIZON PROTESTËN?" Tubuesi shpalos ‘listën’: Një djalë me emrin Shpopullim, 35-vjeçarja Prona Private! E treta, Rinia Shqiptare Aktualitet

"KUSH E ORGANIZON PROTESTËN?" Tubuesi shpalos ‘listën’: Një djalë me emrin Shpopullim, 35-vjeçarja Prona Private! E treta, Rinia Shqiptare

"OLIGARKËT S'KANË LIMITE"/ Protestë edhe në Pogradec kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec Aktualitet

"OLIGARKËT S'KANË LIMITE"/ Protestë edhe në Pogradec kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec

KONFLIKT MES DY TË RINJVE NË SHUJAK/ Një i plagosur me armë zjarri. Policia jep detajet e para Aktualitet

KONFLIKT MES DY TË RINJVE NË SHUJAK/ Një i plagosur me armë zjarri. Policia jep detajet e para

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT