• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIDENTI TRAGJIK NË KAVAJË/ Arrestohet 21-vjeçari, pas incidentit me makinë mori para 3 gratë që…
Home
Aktualitet
Kronikë

AKSIDENTI TRAGJIK NË KAVAJË/ Arrestohet 21-vjeçari, pas incidentit me makinë mori para 3 gratë që…

1 September, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pesë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës dhe Kavajës për vepra të ndryshme penale, mes tyre dhe një 21-vjeçar që përplasi dje me makinë në Golem 3 gra, njëra prej të cilave humbi jetën.

Shërbimet e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit J. L., 21 vjeç, pasi ditën e djeshme aksidentoi 3 shtetase të cilat po qëndronin jashtë mjetit, pas një incidenti rrugor që kishte ndodhur pak minuta më parë. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në spital shtetasja E. D., 48 vjeçe, si dhe janë dëmtuar shtetaset M. D. dhe Sh. D., të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. R., 30 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familja”.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin L. T., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë ndalimin për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, të shtetasit A. B., 39 vjeç, pasi ka përvetësuar dhe blerë disa paketa cigaresh për të cilat kishte dijeni se ishin të vjedhura.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit A. V., 47, pasi në rrugën “Princ Vidi”, u kap duke drejtuar motorin në gjendje të dehur, në masën 0.64 mg/l. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LETËR KRERËVE TË PARTIVE/ Kim: Mbani përgjegjësi për kandidatët, jeni përgjegjës për ta. Bëni vetting...
Previous article DATA E ZGJEDHJEVE/ Meta mbledh të premten kryetarët e partive, Basha konfirmon pjesëmarrjen

s.autor

Postime të ngjashme

GREVA E DOGANAVE GREKE/ Pezullohet për 4 orë shërbimi të hënën në 4 pikat kufitare. Lejohen vetëm... Aktualitet

GREVA E DOGANAVE GREKE/ Pezullohet për 4 orë shërbimi të hënën në 4 pikat kufitare. Lejohen vetëm...

LOKALI NË DIVJAKË "FOLE" E BASTEVE TË PALIGJSHME/ Në pranga pronari dhe kamarieri Aktualitet

LOKALI NË DIVJAKË "FOLE" E BASTEVE TË PALIGJSHME/ Në pranga pronari dhe kamarieri

PROBLEMET ME AMNISTINË/ Zbardhja me vonesë e vendimeve të gjykatave, argumenti i ri për të përfituar Aktualitet

PROBLEMET ME AMNISTINË/ Zbardhja me vonesë e vendimeve të gjykatave, argumenti i ri për të përfituar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT