• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIDENTI TRAGJIK NË KAMËZ/ Deni Doku rrëfen momentet e frikshme: Çdo gjë ishte e shkruar, jeta është shumë e shkurtër…
Home
Breaking News

AKSIDENTI TRAGJIK NË KAMËZ/ Deni Doku rrëfen momentet e frikshme: Çdo gjë ishte e shkruar, jeta është shumë e shkurtër…

8 September, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në dhjetor të vitit të kaluar Denisa Doku u përfshi në një aksident në të cilin humbi jetën edhe kunata dhe njëkohësisht mikesha e saj, 22-vjeçarja Alida Spahiu.

Në lidhje me këtë ngjarje, ka foulr edhe vetë Denisa Doku, e cila ka zbuluar detajet e aksidentit me makinën tip “Smart” në rrugën “Demokracia” në Kamëz.

Në një emision televiziv, ajo ka risjellë edhe njëherë në kujtesë momentet e tmerrshme të aksidentit.

Deni u shpreh:

Atë çfarë ndjej unë në shpirt vetëm unë e di dhe familjarët e mi që janë të vetmit që e shikojnë. Ajo ka qenë gjithmonë me mua, madje edhe kur kam ardhur këtu herën tjetër, ajo ka qenë mbrapa skene. Ajo më jepte kurajo gjithmonë dhe unë vazhdoj e gjej kurajon duke menduar se është aty me mua. Çdo gjë ishte e shkruar dhe ndodhi për një arsye, sado që e kemi të vështirë ta pranojmë.

Nuk kam pas përdorur kurrë telefonin. Jemi një popull që si e si të paragjykojmë, do doja që secili ta vendoste gishtin tek vetja. Ti nuk e ke përdorur telefonin dhe gjithë njerëzit shpifin dhe thonë që e ke përdorur. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Nuk doli ashtu siç duhet pavarësisht se unë e kam mbajtur të gjithë fajin. Unë e di që jam e pastër me ndërgjegjen time. Me aq sa mund ta ndjej unë, përveç familjes nuk mund ta ndjejë dikush tjetër. E kam parë në moment të parë dhe të fundit, kam qenë gjithë kohës me të, por është diçka që nuk arrihet të shpjegohet, as unë nuk arrij dot ta shpjegoj as ekspertiza. Jam shumë bosh, kaq di të them. Kam qenë gjithmonë personi që thoja ta shijoj momentin se nuk i dihet.

Tani më shumë se kurrë, e kuptoj që jeta është shumë e shkurtër, thjesht ta shijojmë dhe të kalojmë sa më mirë me njerëzit më të afërt, se kurrë nuk i dihet.Frika ime më e madhe ka qenë humbja e një personi. Ato ditët e fundit e kam ndjerë shumë. Fjala e fundit që mbaj mend që i kam thënë vajzës është që: ‘Unë do e bëj një aksident, por se kur nuk i dihet, asgjë tjetër. Madje ka buzëqeshur dhe më tha mua: As mos e mendo fare se unë e di çfarë tipi je dhe nuk ka gjë që mund të ndodhi ty. Si atë vajzë nuk kam pasur askënd, kemi qenë si motra. Të gjitha gjërat që unë po i bëj tani, po i bëj vetëm për atë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOSOVË-SPANJË/ Mbrojtësi Hadërgjonaj: Nëse s’besonim për pikë, nuk do të luanim
Previous article DANEZIT I NDRYSHON JETA/ Gjen thesarin marramendës që daton 1.500 vite më parë

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media Aktualitet

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit Aktualitet

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit Aktualitet

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT