Një aksident i rëndë që ka ndodhur në Itali, ka shkaktuar vdekjen e dy të rinjve, njëri prej të cilëve një 20-vjeçar shqiptar.
Mediat italiane raportojnë se në aksidentin e ndodhur pasditen e së dielës mbetën të vdekur shqiptari 20-vjeçar Juendi Xhani dhe italiani Guiseppe Troisi.
Xhani ishte me origjinë nga qyteti i Durrësit, por jetonte në Pesaro. Ata të dy udhëtonin me një Audi A4 kur u përplasën me një makinë Hyunday.
AlpeNews.al ka siguruar foton e 20 vjeçarit shqiptar që humbi jetën në Itali:
Përgatiti: AlpeNews.al





