• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIDENTI TRAGJIK NË BERAT/ Eksperti i sigurisë rrugore: Shpejtësia ishte normale, barriera jashtë standardeve! Sikur e rrëzoi era…
Home
Breaking News

AKSIDENTI TRAGJIK NË BERAT/ Eksperti i sigurisë rrugore: Shpejtësia ishte normale, barriera jashtë standardeve! Sikur e rrëzoi era…

28 June, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Eksperti i sigurisë rrugore, Artur Sulçe vlerëson se shpejtësia e mjetit që ra dje në lumin Osum me pasojë vdekjen e dy personave ishte normale, por i gjithë problemi qëndron tek cilësia e dobët e barrierës mbrojtëse.

I ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake up”, eksperti tha se nëse barriera do të ishte brenda standardeve, sot do të flisnim vetëm për dëme materiale, jo për dy të vdekur. Ai tha se ajo barrierë duhet të duronte deri në 40 ton, por ra sapo e preku parakolpi i mjetit.

“Ishte shpejtësi normale. Arsyeja e devijimit mund të ketë qenë se mund të ketë lëvizur fëmija, mendoj unë. Një element i rëndësishëm, pamë që elementet e sigurisë rrugore. Ai gardh duhet ta ruante mjetin. Shpejtësia ishte e ulet. Nëse do ishte brenda standardeve, nuk do ta kishim ngjarjen tragjike. Kjo është për konceptin tim. Për sa kohë njerëz të papërgjegjshëm, mund të ndodhin ngjarje edhe me të rënda. Sa e preku me, cepin, iku i gjithë. Kjo është cilësia, kjo është Shqipëria, kjo është Rilindja. Sikur e rrëzoi era. Ajo barrierë duhet të duronte 40 ton. Sa e preku parakolpi, barriera ra”, tha eksperti.

Ai shtoi se duhen rritur elementët e sigurisë rrugore dhe të mos lejohen punime të tjera jashtë standardeve. Eksperti tha se sa kohë qytetarët paguajnë taksa, duhet të jenë të mbrojtur në rrugë.

“Duhen rritur elementët e sigurisë rrugore. Mos të lejojmë të bëhen punime me standarde të ulta. Për sa kohë kemi njerëz jo profesionist, kështu do të shkojë e gjithë Shqipëria. E quaj fatkeqësi për familjen, un paguaj taksat që të më mbrosh për gabimet që unë bëj. Kur lëviz në rrugë, sa kohë paguaj taksat, je i detyruar të më sigurosh”.

Aksidenti tragjik u regjistrua mesditën e djeshme në qytetin e Beratit, kur një automjet drejtuar nga një 25-vjeçare Klaudia Xhaferaj përfundoi në ujërat e lumit Osum. Për pasojë, ndërroi jetë drejtuesja e mjetit dhe djali i saj 6-vjeçar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PO FLINTE..."/ Prindërit lënë vajzën 3 vjeçe në makinë dhe ikin për piknik, kalimtarët alarmojnë policinë
Previous article "ÇIFT I BUKUR"/ Beniada Nishani ‘nxjerr zbuluar’ Megi Pojanin, konfirmon lidhjen e saj me futbollistin

s.autor

Postime të ngjashme

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave Aktualitet

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike Aktualitet

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT