Aksidenti tragjik me 3 jetë të humbura dy ditë më parë, në aksin Levan-Tepelenë, ku 2 kushërinjtë Fisnik e Agustin Murataj si dhe një shtetase franceze Nazia Aham, e fejuara e Fisnikut, ktheheshin nga dasma e vëllait të këtij te fundit, është një nga më të rëndit.
Nazia dhe Fisniku ishin të fejuar bashkë. 34 vjeçarja ishte nga një qytet i Francës, Rodez, dhe burimet thonë se po në Francë është njohur me Fisnikun.
Foto: Rodez, qyteti ku jeton familja e Nazia Aham, 150 kilometra në verilindje të Tuluzës në Francë
Nazia gjithashtu kishte jetuar edhe disa vite në Greqi, dhe këtë e kuptojmë edhe nga emir që mban në rrjetet sociale që është në gjuhën greke.
Të dy bashkë, duket se bënin një jetë aventureske, pasi nga fotot e të dyve, nuk mungojnë makinat, pasioni i motorave e rrjedhimisht edhe i shpejtësisë.

Nazia me Fisnikun, veç ndjenjës mes tyre, i bashkonte edhe dashuria për kafshët. Të dy kanë mjaft foto në Facebook me qenë.



AlpeNews.al











