• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIDENTI TRAGJIK/ Media bullgare: 46 viktima për naftë më të lirë, në tuba u gjet karburant shtesë
Home
Aktualitet
Kronikë

AKSIDENTI TRAGJIK/ Media bullgare: 46 viktima për naftë më të lirë, në tuba u gjet karburant shtesë

25 November, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Shkaqet e aksidenti tragjik ku humbën jetën 46 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut në Bullgari janë ende të pazbardhura, ndërkohë që po hetohet në disa pista.

Mediat bullgare ’24 çasa’ shkruan në faqen e saj të parë ‘E marta e zezë, 46 viktima për naftë më të lirë’, dukë lënë të kuptohet se shkaku kryesor i aksidentit është transportimi i karburantit shtesë në tuba. Hetuesit i thanë gazetës se janë gjetur disa mbetje nafte, por mbetet për t’u parë si ka shpërthyer.

Pas përplasjes në autobusit, karburanti ka shpërthyer dhe gjithçka u dogj e u bë hi brenda pak sekondave. Karburanti shtesë dyshohet se ishte ngarkuar në autobus për shkak të diferencës së çmimit të naftës, pasi në Turqi një litër naftë kushton 1.33 lev bullgare, kurse në Bullgari dhe në Maqedoninë e Veriut rreth 2.40 leva. Transportuesi ndoshta po transportonte karburant shtesë për të ulur koston e udhëtimit.

Ka komente të ndryshme se çfarë saktësisht mund të ketë shkaktuar zjarrin, si dhe kur ka ndodhur, por nuk ka asnjë informacion zyrtar për të. Të mbijetuarit në aksident raportojnë se kishin dëgjuar një shpërthim të fortë dhe se më pas kishte filluar të përhapej tymi dhe zjarri në autobus. Mediat vendase sakaq hodhën edhe dyshime se në autobus kishte 1 mijë litra naftë dhe 30 mijë fishekzjarrë që do të hidheshin në tregun vendas për festat e fundvitit. Zjarri që përfshiu autobuzin ishte aq i fortë sa shumica e viktimave u dogjën aq sa trupat e tyre nuk mund të identifikoheshin.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 02:00 në autostradën Struma, 40 kilometra në jug të Sofjes, ku mes viktimave ishin edhe 12 fëmijë. Për shkak të ngjarjes së rëndë, Kosova shpalli 24 nëntorin ditë zie, ndërsa Maqedonia e Veriut, ka shpallur tre ditë zie në nder të 45 viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Dosja sekrete e Sigurimit: Xhaviti më tha se në pritjen e ambasadës sonë në Moskë, Hrushovi me gishtin lart iu drejtua Enverit…
Previous article HISTORIA E PABESUESHME/ Junior Messias, muratori që u bë heroi i Milanit me gjuajtjen e parë në Champions

s.autor

Postime të ngjashme

U EKZEKUTUA NË MAKINË ME SILENCIATOR/ Zbardhen detaje nga vrasja e Viktor Bardhit, kontrolle blic në 5 banesa të familjes Reçi Aktualitet

U EKZEKUTUA NË MAKINË ME SILENCIATOR/ Zbardhen detaje nga vrasja e Viktor Bardhit, kontrolle blic në 5 banesa të familjes Reçi

AKSIDENT ZINXHIR NË AUTOSTRADËN DURRËS-TIRANË/ 45-vjeçari përplaset me kamionin dhe humb jetën! Përfshihen edhe 3 makina të tjera (EMRI) Aktualitet

AKSIDENT ZINXHIR NË AUTOSTRADËN DURRËS-TIRANË/ 45-vjeçari përplaset me kamionin dhe humb jetën! Përfshihen edhe 3 makina të tjera (EMRI)

“BETEJË” ME FLAKËT NË QARKUN SHKODËR/ Situatë problematike në malin e Tërbunit në Pukë Aktualitet

“BETEJË” ME FLAKËT NË QARKUN SHKODËR/ Situatë problematike në malin e Tërbunit në Pukë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT