• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIDENTI TRAGJIK ME DY TË VDEKUR/ Reagon Bashkia Kamëz: Ngushëllime familjarëve por media gënjeu për…
Home
Breaking News

AKSIDENTI TRAGJIK ME DY TË VDEKUR/ Reagon Bashkia Kamëz: Ngushëllime familjarëve por media gënjeu për…

9 August, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Bashkia Kamëz së pari u shpreh ngushëllime familjeve që humbën njerëzit e tyre të dashur në aksidentin e djeshëm në Tiranë.

Në lidhje me këtë ngjarje, Bashkia Kamëz sqaron opinionin publik se aksidenti nuk ka ndodhur në territorin e saj, siç ka raportuar dje Policia e Shtetit, dhe informuar media, duke e bërë këtë nga dashakeqësia apo ndoshta nga mungesa e informacionit.

Por po ndodh disa herë e njëjta gjë si në rastin e kësaj ngjarjeje tragjike, ku raportohet për ngjarje të ndodhura në Kamëz, pavarësisht se është në territorin e një njësie tjetër vendore.

E kundërta ndodh për ndonjë ngjarje pozitive në territorin e Bashkisë Kamëz, të cilën e raportojnë që ka ndodhur në Tiranë.

Përgënjeshtrojmë median, se Bashkisë Kamëz, Policia e Tiranës t’i ketë dërguar shkresa të vazhdueshme për sinjalistikën e rrugëve, të cilat realisht ndodhen në territorin e Bashkisë Tiranë.

Është absurde që Bashkisë Kamëz t’i jenë dërguar shkresa për sinjalistikën e rrugëve, të cilat nuk i ka në juridiksionin e saj, atë segment rrugor (kryqëzim) siç raportohet nga policia dhe informohet nga media.

Dashakeqësia e qëllimshme e mediave apo e Policisë së Shtetit, e cila i informon jo saktë, për të disatën herë, kur ndodhin ngjarje tragjike, në territorin e Bashkisë së Tiranës, në një segment rrugor që është të paktën 2 km në brendësi të Tiranës?!

Një segment rrugor i cili jo vetëm që është kthyer në një burim aksidentesh, por edhe është shkas për bllokimin e trafikut.

Në raste të tilla informacionet duhet të saktësohen nga gazetarët, pavarësisht nga burimi i informacionit që mund të jetë edhe abuziv, dhe duke qenë se zbresin në terren për të marrë të dhënat është në misionin e tyre fisnik të informojnë sa më saktë publikun e gjerë për t’u mos mjaftuar me një deklaratë të rreme të strukturave të Policisë së Shtetit si në rastin konkret.

Bashkia Kamëz sqaron se territori i Bashkisë Kamëz kufizohet më Bashkinë e Tiranës tek rrethrrotullimi i Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NA ZBUKURUAN DITËN/ Zaimina Vasjari poston fotot me vajzën në pishinën e vilës luksoze (FOTO)
Previous article AKSIONI ANTIKORRUPSION/ Emrat: Këto janë zyrtarët e ADMINISTRATËS që janë shkarkuar

k.autor

Postime të ngjashme

QYTETARËT 26 DITË PROTESË/ Rilexohen kërkesat drejtuar Ramës e qeverisë nga Goxhaj Aktualitet

QYTETARËT 26 DITË PROTESË/ Rilexohen kërkesat drejtuar Ramës e qeverisë nga Goxhaj

"TOYOTA YARIS"/ GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj Aktualitet

"TOYOTA YARIS"/ GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj

U SHPALL "PERSON I PADËSHIRUAR" NË SHQIPËRI/ Ikballe Berisha i përgjigjet Lamallarit: S’kam çfarë të humb Aktualitet

U SHPALL "PERSON I PADËSHIRUAR" NË SHQIPËRI/ Ikballe Berisha i përgjigjet Lamallarit: S’kam çfarë të humb

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT