• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIDENTI TRAGJIK ME 5 VIKTIMA/ Kryebashkiaku Golemi: Shoferi i furgonit e bënte atë rrugë prej 20 vitesh
Home
Aktualitet
Kronikë

AKSIDENTI TRAGJIK ME 5 VIKTIMA/ Kryebashkiaku Golemi: Shoferi i furgonit e bënte atë rrugë prej 20 vitesh

26 August, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, ka reaguar për aksidentin tragjik me pesë viktima që ndodh pasditen e sotme në Qafë-Muzinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryebashkiaku ka zbuluar se shoferi i furgonit, i cili gjithashtu humbi jetën është një i afërm i tij. Golemi tregon se Bardhi Proda e bënte atë rrugë prej 20 vitesh dhe kurrë nuk ka bërë gabime në timon.

“Pa fjalë nga çfarë ndodhi sot në Muzinë, ku sa hap e mbyll sytë u këputën 5 jetë në një aksident tragjik. Pesha e dhimbjes është e rëndë për këdo që dëgjon një lajm të kobshëm si ky. Shumë më shumë për mua që humba të afërmin tim, Bardhin, shoferin fatkeq që e bënte atë rrugë për gati 20 vjet e kurrë nuk bëri një gabim në timon. Hetimet do të zbardhin të vërtetën e ngjarjes, që me siguri do të harrohet si shumë të tjera. Por ajo që duhet përsëritur vazhdimisht e vazhdimisht nga të gjithë ne, është një apel i thjeshtë: Mos rrezikoni jetën tuaj kur jeni në timon dhe as të të tjerëve që kalojnë në rrugë. Thirrini mendjes, qoftë me shpejtësinë, parakalimet e gabuara apo deri te përdorimi i celularit. Ngushëllime familjes Proda, familjes Korçari dhe Fediaieva. Shërim të shpejtë edhe për vajzat që morën lëndime!” ka shkruar kryebashkiaku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËRTHIMI I TRETË NË KABUL/ Talebanët: Ushtria amerikane po shkatërron municionet
Previous article STUDIMI/ Zbulohet periudha më e rrezikshme kur një person i infektuar mund të përhapë Covid-19

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET SËRISH GREQIA/ Shqiptari vret gruan dhe më pas tenton flijimin! Mister motivet e krimit në familje, vajza e viktimës… Aktualitet

TRONDITET SËRISH GREQIA/ Shqiptari vret gruan dhe më pas tenton flijimin! Mister motivet e krimit në familje, vajza e viktimës…

E PËSON KEQ/ Nga Kruja në Tiranë për të shitur pistoletën, arrestohet te ‘Kthesa e Kamzës’ 26-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Nga Kruja në Tiranë për të shitur pistoletën, arrestohet te ‘Kthesa e Kamzës’ 26-vjeçari

ATENTATI ME ARMË NË DURRËS/ Arrestohet pas një viti autori 35-vjeçar Aktualitet

ATENTATI ME ARMË NË DURRËS/ Arrestohet pas një viti autori 35-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT