Drejtori i Policisë së qarkullimit rrugor. Edmond Trakaj ka bërë konstatimin paraprak të aksidentit rrugor në aksin Milot-Rrëshën që i mori jetën 4 shtetasve nga Kosova dhe një fëmijë ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Në një prononcim për “Report Tv”, Trakaj tha se aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të një parakalimi të gabuar të mjetit tip ‘Citroen’ në një aks ku nuk lejohet një gjë e tillë, duke sjellë dhe përplasjen fatale me kamionin.
Ai tha se është shoqëruar drejtuesi i kamionit, i cili ndodhet në gjendje të mirë.
“Ngjarja është me katër viktima të një familje, drejtuesi i mjetit është burri i familjes, Blerim Avdiaj dhe ka shpëtuar vetëm një vajzë 3 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e traumës. Mjeti vinte nga Kukësi drejt Milotit ku ëhstë përplasur edhe me kamionin. Drejtuesi i kamionit është shoqëruar paranë organeve të komisariatit të policisë Mirditë dhe ndodhen në gjendje të mirë. Ai shprehet se ka qenë një parakalim i gabuar nga mjeti Citron që shkaktoi aksidentin në një aks që nuk lejohet parakalimi”, tha Tarkaj.


