• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIDENTI TRAGJIK ME 3 VIKTIMA/ ARRSH nis ndërhyrjen te “kthesa e vdekjes” në Librazhd
Home
Aktualitet
Kronikë

AKSIDENTI TRAGJIK ME 3 VIKTIMA/ ARRSH nis ndërhyrjen te “kthesa e vdekjes” në Librazhd

19 February, 2022 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

19 ditë pas aksidentit tragjik me 3 viktima dhe 2 të plagosur, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka nisur ndërhyrjen në kthesën e Murrashit,  në rrugën Elbasan–Librazhd. Me një njoftim në Facebook, ARRSH ka njoftuar se do të bëhet përforcimi i pjerrësisë për të mbrojtur rrugën nga rënia e shkëmbinjve të përmasave të ndryshëm.

Mbrojtja e skarpatave do të bëhet nëpërmjet barrierave, të cilat do të vendosen në shpat dhe do të përdoren për të mbajtur shkëmbinj të mëdhenj. Barrierat e propozuara të rënies së shkëmbinjve kanë një lartësi prej 4 m dhe mund të thithin një energji goditjeje deri në 1000 kJ. Kjo lloj mbrojtjeje e shpatit do të përdoret në zonat më të rrezikuara të këtij aksi rrugor.

Punimet do të kryhen në 2 zona dhe menaxhimi i trafikut do të bëhet për dy segmente: zona I ‐ Segmenti nga km 25+300 deri në km 26+400 dhe zona II ‐ Segmenti nga km 26+350 deri në km.27+050.

Kthesa e Murrashit është një rrugë shumë problematike, ku kanë ndodhur jo pak aksidenti, më i rëndi më 1 shkurt. Viktima të aksidentit mbetën Elmi Keqa 53 vjeç, Elona Keqa, 35 vjeç dhe Elis Sulmataj 18 vjeç, ndërsa Elisiado Keqa, 10 vjeç dhe Ambra Mhilli, 20 vjeçe mbetën të plagosur. Automjeti me të cilin ata po udhëtonin u përplas me një automjet tjetër, ku shkaqet e aksidentit ishin rrëshqitja e gurëve nga mali dhe parakalimi i gabuar. Nga përplasja dhe lagështia në rrugë makina ku udhëtonte familja nga Kukësi përfundoi në lumë.

FOTO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19 NË KOSOVË/ Regjistrohen 249 raste të reja dhe 8 viktima në 24 orët e fundit
Previous article AKUZAT PËR FALSIKIFIKIM/ U dënua me 1 vit burg, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Luan Dacit

Delo.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT