• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIDENTI TRAGJIK/ Kryeprokurori i Maqedonisë së Veriut: Karburanti rezervë spekulim, 2 janë pistat
Home
Aktualitet
Kronikë

AKSIDENTI TRAGJIK/ Kryeprokurori i Maqedonisë së Veriut: Karburanti rezervë spekulim, 2 janë pistat

25 November, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një problem teknik ose një gabim njerëzor, këto janë 2 versionet që jep kryeprokurori i Maqedonisë së Veriut, Lubomir Joveski lidhur me shkakun e aksidentit tragjik të ndodhur në Bullgari të martën ku humbën jetën 46 persona, pjesa më e madhe shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

‘Në vendngjarje kam parë tuba, por nuk janë djegur”, ka thënë ai. “Spekulohet se incidenti është shkaktuar nga ndezja e tubave të naftës rezervë”, shtoikryeprokurori i Maqedonisë së Veriut për BTV-në, shkruan abcnews.al.

Nga raportimet e fundit është thënë se në autobusin e “Besa Transit” ka mundësi të jetë transportuar lëndë djegëse nga e cila ka rënë zjarri në pjesën e përparme të automjetit. Por kjo pistë për kryeprokurorin nuk qëndron.

Ai përsëriti se asnjë hetim paralel për incidentin nuk do të kryhet në Maqedoninë e veriut. Joveski u shpreh se ka besim të plotë në profesionalizmin e kolegëve të tij bullgarë.

“Do të presim rezultatet dhe pastaj prokuroria e Maqedonisë së Veriut do të vendosë se çfarë do të bëjë më pas”, tha Joveski. Sipas të dhënave të tyre, autobusi ishte pothuajse i ri dhe me kontroll të rregullt teknik. Megjithatë Joveski nënvizon se në përfundim të hetimve do të tregohen shkaqet e sakta.

Nga aksidenti kanë mbijetuar 7 persona, të cilët janë në spitalin Pirogov në Bullgari. Mediet e huaja duke iu referuar burimeve nga spitali shkruajnë se ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga tronditja e asaj që ndodhi, ata morën mbështetje të specializuar psikologjike. Dy nga viktimat janë operuar dje. Të vendosur në terapi intensive sot janë transferuar në repartin e Klinikës së Djegieve dhe Kirurgjisë Plastike. Njëri prej tyre do të operohet sot.

Rreth gjysmë ore para aksidentit të tragjik, pasagjerët dhe shoferët e autobusit janë ndalur në pikën e karburantit ku kanë pasur pushim prej 15 minutash dhe për këtë arsye hidhen poshtë teoritë se shoferi i autobusit ka qenë në gjumë.

Me të mbërritur në vendin fatal në autostradë, dyshohet se shoferi ka dalë nga korsia dhe është përplasur në anën e djathtë të parmakëve. Pastaj goma e përparme ka shpërthyer dhe autobusi ka marrë drejtim në të majtë.

Ka goditur parmakun e mesëm dhe ka lëvizur edhe disa metra në mesin e autostradës, pastaj ka ndaluar dhe në pjesën e përparme të autobusit ka shpërthyer zjarr që është përhapur me shpejtësi dhe të madhe që përfshiu të gjithë autobusin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FITORJA ME PËRMBYSJE NDAJ PSG-SË/ Guardiola: Mundëm një sulm të tmerrshëm, kur humbet duhet të...
Previous article "MË KANË VJEDHUR PARATË"/ Policia arreston për kallëzim të rremë 42-vjeçarin në Tepelenë

s.autor

Postime të ngjashme

OPERACIONI I SPAK/ Arrestohet Orest Sota, biznesmeni i pyetur disa herë për lidhjet me Ergys Agasin Aktualitet

OPERACIONI I SPAK/ Arrestohet Orest Sota, biznesmeni i pyetur disa herë për lidhjet me Ergys Agasin

E RËNDË NË MALIQ/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari Aktualitet

E RËNDË NË MALIQ/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

OPERACIONI I SPAK DHE POLICISË NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ U zbuluan nga Sky ECC, disa të dyshuar pjesë e dosjes ‘Toyota Yaris’ Aktualitet

OPERACIONI I SPAK DHE POLICISË NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ U zbuluan nga Sky ECC, disa të dyshuar pjesë e dosjes ‘Toyota Yaris’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT