• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Aksidenti tragjik me 4 të vdekur në Shkodër/ Kush po e manipulon dhe pse nuk flet Policia e Shtetit?!
Home
Aktualitet
Kronikë

Aksidenti tragjik me 4 të vdekur në Shkodër/ Kush po e manipulon dhe pse nuk flet Policia e Shtetit?!

23 February, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Kronikë

Ka dy momente të mëdha të errëta në lidhje me një nga tragjeditë më të mëdha rrugore të viteve të fundit në Shqipëri. Behet fjale per ngjarjen e ndodhur disa dite me pare ne rrugen Shkoder Velipooje, per te cilen nga njera ane ka shume momente te erreta ne lidhje me fajtorin dhe ka nje heshtje gti akuzuese ne drejtim te policise se shtetit, sidomos drejtorise se Shkodres, per kete ngjarje.

ÇKA NDODHUR?

Kanë qënë ditë  vërtetë tragjike, e aq më shumë për qytetin e Shkodrës, aty ku të pajetë shkuan trupat e një babai dhe tre fëmijët e tij.
Çka e bën më tragjike këtë ngjarje është dhe ajo çka ka nxjerrë deri më tani hetimi i shkaqeve të aksidentit.

Si ndodhi aksidenti: 

Pas përfundimit të ekspertizës, grupi hetimor për aksidentin tragjik në Aksin Shkodër-Velipojë ku humbën jetën babai dhe 2 fëmijët e u plagosën 4 të tjerë. Sipas ekspertizës, shkak për aksidentin është bërë parakalimi i gabuar i mjetit ‘Alfa Romeo’ ku ndodheshin 5 anëtarët e familjes Preka.

Vijimi: 

Menjëherë u mësua se babai i tre fëmijëve dhe foshnja 8 muajshe mbetën të vdekur në vend. Pas tyre, edhe vajzat 5 dhe 10 vjeçe.
Edmond (Gjergj) Preka, mbante dy mbiemra, arsyeja e së cilës është ende e paditur.

Ngërçi i parë i ngjarjes: 

Në rrugën e plazhit në Velipojë, fuoristrada është futur në parakalim të gabuar, madje ka qenë me shpejtësi, ndërsa mungesa e ndriçimit ka bërë që të përplaset me ‘Alfa Romeon’ që po udhëtonte familja Preka.
SOKOL MUJAJ drejtuesi i fuoristradës së përfshirë në aksidentin e Shkodrës rezulton një person me precedent penal. Ende nuk dihet se përse kjo ngjarje nuk po sqarohet, pasi hetimet nuk kanë dalë në një rezultat përfundimtar për ngjarjen.

Ekspertiza nxori fajtor viktimën
Ekspertët rrugor kanë nxjerrë fajtorë Edmond Prekën (viktimë e aksidentit) për parakalim të gabuar, por ka dyshime se nuk është kryer siç duhet ekspertiza. Dyshimet janë shtuar edhe për faktin se Ndrek Gjergji që drejtonte makinën fuoristradë dhe Sokol Mujaj, pronari i mjeti, kanë qënë në një lokal në zonën e Velipojës para se të ndodhte aksidenti. Gjergji dhe Mujaj dyshohet se kanë konsumuar sasi alkooli para aksidentit, ndërkohë që Policia e Shkodrës thotë se shoferi i fuoristradës, nuk ka qënë i dehur.

“Ngatërresa” e policisë: 

Dyshimet për manipulim të vendit të ngjarjes janë shtuar edhe për faktin se në njoftimin parapak Policia e Shkodrës tha se shofer i automjetit foristradë ishte Sokol Mujaj, ndërsa në një njoftim të dytë u bë me dije se shofer ishte Ndrek Gjergji. Sokol Mujaj dhe Ndrek Gjergji që ishin në autmojetin foristradë janë dy persona me precedent të mëparshëm penal. Sokol Mujaj ka qënë i dënuar më parë për trafik raketa, ndërsa Ndrek Gjergji i hetuar për drogë.

Viktimat e aksidentit tragjik të familjes Preka

Emond Preka

Rajan Preka (9 muajsh)

Ajsel Preka (5 vjeç)

Noem Preka (10-vjeç)

/AlpeNews.al/

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Acari godet Evropën! Temperaturat në -19? Meteorologët: Një ngjarje e jashtëzakonshme atmosferike…
Previous article Mendonit se i dinit të gjitha kënaqësitë në shtrat? Si ta çmendni partnerin me disa lëvizje që as nuk i imagjinonit

Redaktor1

Postime të ngjashme

TRAFIK NDËRKOMBËTAR DROGE DHE EMIGRANTËSH/ SPAK dërgon në gjyq 10 anëtarët e grupit kriminal Aktualitet

TRAFIK NDËRKOMBËTAR DROGE DHE EMIGRANTËSH/ SPAK dërgon në gjyq 10 anëtarët e grupit kriminal

DETAJE NGA DOSJA/ Ndërtuan dy kate pa leje dhe u bënë “hije”, si ndërtuesit mashtruan policinë dhe shmangën autoritetet Aktualitet

DETAJE NGA DOSJA/ Ndërtuan dy kate pa leje dhe u bënë “hije”, si ndërtuesit mashtruan policinë dhe shmangën autoritetet

HISTORIA PREKËSE E EDI TUSHE/ Mjeku që u dha jetë mijëra fëmijëve, por nuk mundi të përqafonte të birin për më shumë se 20 vite Aktualitet

HISTORIA PREKËSE E EDI TUSHE/ Mjeku që u dha jetë mijëra fëmijëve, por nuk mundi të përqafonte të birin për më shumë se 20 vite

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT